Home / Kronika / Pesë orë ndjekje në det, bllokohet gomonia me 2.5 ton hashash

Pesë orë ndjekje në det, bllokohet gomonia me 2.5 ton hashash

Rreth 2.5 tonë kanabis ka rezultuar pas peshimit, ngarkesa e radhës që kaloi përmes detit drejt Italisë, por që nuk mundi të mbërrinte në destinacion.

Mediat italiane publikuan foto të ngarkesës së hashashit që u sekuestrua mbrëmjen e së premtes në afërsi të Manfredonias, ndërsa sasia e madhe u kap gjatë një operacioni, i cili zgjati për 5 orë për ndalimin e skafit me dy trafikantë shqiptare.

Në aksion u angazhuan tre shtete Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi që u mbështetët dhe nga avioni “Frontex”.

Fillimisht skafi u konstatua nga rojet bregdetare të Malit të Zi, dhe pas alarmit ndjekja vijoi në ujërat e Detit Adriatik. Gjatë arratisë trafikantët e hodhën në det ngarkesën ndërsa arrestimi i tyre u bë nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit.

Lënda narkotike u grumbullua përgjatë gjithë natës dhe iu dorëzua autoriteteve Italiane. Nga të dhënat e policisë së vendit fqinj sasia e madhe e drogës e cila do të vinte në brigjet Italiane u zbulua pas një serie pergjimesh të bëra muaj më parë.

Në 11 janar i riu nga Vlora Besmir Hameti së bashku me të arrestuarin tjetër italian, Domeniko Pascariello tentuan të çojnë në brigjet e Brindisit 1.9 tonë hashash. Ndonëse përfshirjen e tyre edhe në këtë ngarkesë ata e kanë mohuar hetuesit Italianë i kanë gjetur një letër dy të arrestuarve të ngarkesës 2.5 tonëshe ku ka një listë me emra dhe kontaktesh mes të cilave dhe të Hametit e Pascariellos.

Hetimi për të zbuluar rrjetin, i cili dyshohet se bëhet me porosi nga burgjet italiane vijon, ndërsa të akuzuarit kanë mohuar çdo përfshirje në grupin kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.