Teknologji

Neymar luan për PSG edhe në FIFA 18

Një nga problemet e video-lojërave të futbollit që këtë vit do të dalin në treg që në muajin shtator (FIFA 18 dhe Pro Evolution Soccer) është merkatoja.

Në ditët e fundit të saj mund të ndodhin transferime të bujshme, ashtu siç ishte rasti i sulmuesit brazilian Neymar, i cili la Barcelonën për Paris Saint Germain.

Studioja Konami ka pikërisht yllin brazilian me fanelën “blaugrana” në kopertinën e lojës PES 2018, ndërsa FIFA 18 nuk ka vonuar që të njoftojë se që në ditën e parë që loja do të jetë në shitje për PS4, Xbox One, PC dhe Nintendo Switch, Neymar da Silva Santos Júnior do të jetë lojtar i PSG.

Me anë të një mesazhi në Twitter, FIFA 18 ka treguar brazilianin me fanelën e verdhë të ekipit francez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button