Home / Ekonomia / Qeveria i vë fre pagesave për invaliditetin, për herë të parë ulet numri i përfituesve më 2016

Qeveria i vë fre pagesave për invaliditetin, për herë të parë ulet numri i përfituesve më 2016

Të paktën mediat kanë denoncuar me dhjetëra raste vitin e kaluar ku invalidë të gjymtuar rëndë janë përjashtuar nga pagesat e mujore që shteti jep për këtë kategori.

Në dy dekadat e fundit numri i përsonave që kanë përfituar këtë pagesë ka ardhur gjithnjë në rritje përjashtuar 2016.

Nga rreth 26 mijë përsona që merrnin pagesë invaliditeti më vitin 2000, në fund të vitit 2016 këtë pagesë e marrin  61,938 përsona.

Pagesat e invaliditetit pësuan një rritje të shpejtë në në vitin 2016 dhe vitet e tjera që pasuan më pas pasi qeveria e kohës lehtësoi kriterët e përfitimit të pagesës.

Në këtë periudhë i hoq kriteri i vjetërsisë, duke ndikuar rritjen e numrit të përfituese në moshat të reja.

Kështu numri i përfituesve në dekadën e fundit pësoi një ritje të shpejtë dhe pagesat për to gjithashtu.

Por qeveria pas vitit 2013 mori masa për të frenuar rritjen e mëtjeshme të pagesave për invalidët. Për herë të parë më 2016 nga skema dolën 163 përsona, ndërkohë që invalidë rishtas nuk u futen dot në skemë.

Reduktimi i përsonave thonë ekspertët ka ardhur për shak të shtrëngimit të kriterëve për pagesat.  Kryesori është kushti i të pasurit një vit sigurime në pesë vitet e fundit nga momenti që bëhet kërkesa për pagesë invaliditeti. Kjo ka vështirësuar se tepërmi pagesën për përsonat që dalin rishtas në Komision.

Ligji për sigurimet shoqërore shprehet se, personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: