Home / Ekonomia / Kina “sfidon” BE-në dhe SHBA-në në Shqipëri

Kina “sfidon” BE-në dhe SHBA-në në Shqipëri

Kina mund të jetë një investitor potenacial në Shqipëri në disa sektorë. Kësaj radhe duket se nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të palës shqiptare, por me një afrim nga pala kineze.

Në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës, seksioni shqip, këshilltari ekonomik i ambasadës kineze në Tiranë, Lian Gang, ka shprehur optimizëm për potencialin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Sipas tij, investimet në vendin tonë janë kryer në zbatim të parimeve të nismës “Një brez, një rrugë” dhe në to ai ka përmendur edhe blerjen nga kompani kineze të “Bankers” dhe të aksioneve të aeroportit “Nënë Tereza”.

Gang ka theksuar se të dyja këto investime ndikojnë ndër të tjera edhe në “në shtimin e taksave, rritjen e punësimit dhe trajnimin profesional”.

Të treja këto probleme të qeverisë aktuale e cila ka vështirësi në zgjidhjen e tyre.

Kjo ofertë kineze vjen një ditë pasi në mediat shqiptare u publikua një raport kritik i CIA-s për Shqipërinë, që ishte në fakt përditësimi i të dhënave të Agjencisë amerikane për vendin tonë.

Dhe ky përbën një dimension të gjerë të ofertës kineze, e cila pasurohet edhe me një tjetër element.

“Me pozitën e favorshme gjeografike, produktet shqiptare mund të futen në tregun e Bashkimit Europian me leverdi të dukshme transporti dhe tarifa të ulëta doganore.

Firmat kineze mund të zgjedhin projekte përpunimi sipas kushteve të veta për sa u përket kapitaleve e teknologjisë, ose të zhvillojnë bashkëpunim shumëpalësh, si p. sh. me partnerë italianë a gjermanë etj., për të shfrytëzuar bashkërisht mundësitë e zgjerimit të biznesit në këtë drejtim”, tha ai.

Kinezët ofrojnë këtu një mundësi për rritjen e eksporteve shqiptare duke investuar aty ku shteti shqiptar vuan më shumë.

Me teknologjinë kineze dhe paratë e tyre, produktet shqiptare do të kenë mundësi për të depërtuar tregun europian në bazë të standardeve, por kjo sjellje sigurisht që nuk do të kalojë pa u vënë re.

Rivaliteti tregëtar Kinë – BE është shumë i madh dhe për Shqipërinë krijohet një mundësi negociimi e mirë.

Mbetet për t’u parë se deri në çfarë niveli do të trajtohet kjo ofertë, që siç thotë Gang ka nga pas edhe një traditë të fortë miqësie mes dy popujve.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: