Home / Ekonomia / Zbardhet plani i ristrukturimit të Kurum, si do shlyhen 230 milionë euro të kreditorëve

Zbardhet plani i ristrukturimit të Kurum, si do shlyhen 230 milionë euro të kreditorëve

Më shumë se një vit pasi shpalli falimentimin, prodhuesi i çelikut Kurum, një prej kompanive më të mëdha në vend, ka gati planin e riorganizimit. Pas disa shtyrjes dhe ndryshimesh, Gjykata e Tiranës e ka miratuar këtë plan në fillim të muajit korrik.

Plani ka në themel të tij dy lloj veprimesh juridiko-ligjore: 1) shtyrjen e afatit të ekzekutimit;2) riskedulimin e pagesave nëpërmet rishikimit të normës së interesit për të dy grupet kryesore të falimentimit.

Në këtë mënyrë, Plani i Riorganizimit i paraqitur synon shmangjen e likuidimit me transaksione  të ndërlikuara financiare dhe ligjore të tilla si shkëmbimi i borxhit me kapital apo kombinimi i këtyre me
transaksione të tjera financiare, heqje  dorë nga të drejtat mbi sende, ndarje apo grupim aktiviteti. Nëpërmjet planit është synuar moscenimi i kreditorëve të siguruar me përjashtim të rishikimit të normës së interesave dhe afateve të shlyerjes sipas parashikimeve të specifikuara në plan. Plani i riorganizimit  në tërësi synon të paraqesë një rregullim të mardhënieve debitor-kreditore (tashmë të prishura për shkak të gjendjes së paaftësi paguese të debitorit ) duke marrë në konsideratë si përcaktimet e ligjit “Për falimentimin”,  po ashtu edhe principet bazë të institutive të posaçme juridike të rregulluara Kodi Civil, parashikimet e ligjit “Për barrët siguruese”; “Për sistemin e pagesave” Legjislacionin Tregtar, Ligjin Bankar, Ligjin “Për titujt” dhe në tërësi legjislacionin e detyryeshëm  për zbatim.
Sistemi i Mbikëqyrjes dhe Kontrollit, që parashikohet nga plani i veprimit parashikon që:
– Të gjitha transaksionet me vlerë mbi 20 000 000 ( njëzet milionë ) lekë të miratohen nga mbikëqyrësi i falimentimit për gjithë periudhën e zbatimit të planit të Riorganizimit.
– Tepricat e fluksit të rrjedhjes së parasë (Cash Flow) që eventualisht do të rezultojnë në fund të çdo viti financiar në një vlerë më të madhe se 1 000 000 (një milionë) Euro të shpërndahen në një mënyrë “pro rata” (shuma e akumuluar ndahet propocionalisht ndërmjet kreditorëve në raport me vlerën e kredisë së secilit kreditor), duke i dhënëpërparësi kreditorëve në sigururar, kundrejt mosaplikimit të penaliteteve të parapagimit nga kreditorët për pagesa më të hershme.
Brenda afatit 1 (një) mujor aksioneri i vetëm i “Kurum International” Sha do të emërojë Këshillin e ri Mbikëqyrës nga ku dy anëtarë të jenë të jashtëm (që nuk kryejnë funksione të tjera në shoqëri), me kesperiencë, integritet dhe reputacion në fushën e veprimtarisë tregtare.
Komiteti i kreditorëve ka të drejtën të propozojë caktimin e një nga tre anëtarët e Keshillit Mbikëqyrës, anëtar i cili përmbsh kushtet ligjor për të kryer një funksion të tillë dhe kriteret e psacme të statusit së shqërisë “Kurum International” sha si dhe në shmangietë cdo lloj gjendjeje që do të konsiderohet “Konflikt interesi” sipas legjislacionit në fuqi. Anëtari i propozuar nga Komiteti i kreditorëve ka të drejtë që në përputhje me përcaktimet ligjore, të bëjë të gjitha hetimet, verifikimet  apo raportimet e nevojshme sipas kërkesës së Komitetit të Kreditorëve duke i raportuar këtij të fundit, me përjashtim të të dhënave që përbëjnë sekret tregtar apo financiar, apo të të dhënave që përbëjnë cënim të parimit të konkurencës.
Mbikëqyrja dhe debitori janë të detyruar të bëjnë raportime 3  mujore të Pasqyrave Financiare të Audituara, së bashku me Raportin e Plotë të Aktivitetit, raporti mbi të ardhurat nga premtim pagesat, ecurisë së zbatimit të planit.
Të ardhurat nga shitja e energjisë do të kanalizohen në një llogari bankare të hapur posacërisht për këtë qëllim, prej nga ku do të kryhet me përparësi ripagimi i kreditorëve të siguruar.
Aksionari i vetëm sipas planit ka hequr dorë nga e drejta e shpërndarjes së fitimeve potenciale përgjatë gjtihë periudhës së planit, fitim i cili sipas planit do të shkojë për rritje kapitali dhe rezerva.
mirë të mundshme.
HEC në pronësi të shoqërisë do të funksionojë si njësi kostoje më vete. Shoqëria merr përsipër që të përgatisë raporte aktiviteti dhe financiare tre mujore për aktivitetin e energjisë elektrike ku HEC-et do të operojnë si njësi kostoje më vete dhe likuidimet neto nga aktiviteti do të drejtohen në llogarinë e posacme në favor të kreditorëve të siguruar në llogarinë e hapur për këtë qëlllim në BKT.  Raportimi i pasqyrave financiare tre mujore të tyre do të jetë i certifikuar, i identifikueshëm më vete, (ad interim) në aspetin thelbësor dhe përfshirë formalisht në raportin periodik tre mujor të shoqërisë debitore.
Borxhet

Në prill të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës përcaktoi zyrtarisht se cilët do të jenë kreditorët që do të njihen si të tillë nga procesi i falimentimit për riorganizimin e Kurum, një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend.

Janë rreth 230 milionë euro borxhe që kompania Kurum, e cila shpalli kërkesën për faliment me qëllim ristrukturimi në shkurt 2016, u ka të tretëve, kryesisht banka vendase dhe të huaja. Rreth 18% e kësaj shume, apo 42 milionë euro, është kredi e marrë në bankat shqiptare dhe rreth 600 mijë euro ndaj furnitorëve në Shqipëri. Pjesa tjetër është hua e marrë në bankat ndërkombëtare (IFC dhe Banka e Detit të Zi dhe bankat turke).

Janë rreth 27 subjekte që u është njohur pretendimi, ndërsa është përjashtuar nga kjo e drejtë për shumën e rreth 149 milionë lekëve, IFC-ja.

Kreditori më i madh është Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) me 55 milionë euro, por kjo kredi është e siguruar.

Më pas vjen Banka e Detit të Zi, me 30.5 milionë euro, edhe këto të siguruara. Nga bankat vendase, kreditori më i madh është Raiffeisen, me 21 milionë euro, nga të cilat vetëm 5.2 mln euro janë të siguruara.

I dyti është Banka Kombëtare Tregtare, ndaj të cilit Kurum ka një hua të pashlyer prej rreth 10.2 milionë eurosh, gjysma e së cilës është e siguruar.

Më pas janë Societe Generale me 5 milionë euro, NBG me 3.6 milionë euro dhe Pro Credit me 500 mijë euro.

Totali i kredisë që Kurum ka në bankat shqiptare është 42 milionë euro (kredi + interesa).

Ndaj kompanive vendase, detyrimet që ka Kurum janë rreth 600 mijë euro, ku pjesa më e madhe i përket A&V GAS, me rreth 506 mijë euro.

Kurum ka kredi të mëdha edhe ndaj bankave turke e të tjera, me rreth 85 milionë euro.

 

Bilanci 2016
Sipas bilancit të vitit 2016, Kurum ka realizuar të ardhura prej 13.6 miliardë lekësh (rreth 100 milionë euro), me një rënie prej 36% në raport me vitin e mëparshëm. Ajo rezultoi me një humbje prej 495 milionë lekësh, shumë më e ulët se humbja e një viti më parë prej 4.5 miliardë lekësh.

Sipas bilancit totali i detyrimeve ishte rreth 41 miliardë lekë, nga të cilat gati hua (afatgjata dhe afatshkurtra) janë gati 30 miliardë lekë (rreth 230 milionë euro).

Kapitali i kompanisë është vetëm 4.8 miliardë lekë, me një tregues të qartë të paaftësisë paguese.

Leave a Reply

%d bloggers like this: