Home / Ekonomia / FEDinvest: Kredia dhe depozitat rriten me 20 dhe 23 përqind

FEDinvest: Kredia dhe depozitat rriten me 20 dhe 23 përqind

FEDinvest po konsolidohet si force elite mikrofinanciare, me objektiva real ne sherbim te komunitetit e cila është shtrirë në mbi 1100 fshatra, me 46.000 individe, me mbi 70 dege qe ofrojne sherbimet e tyre ne gati 80% te territorit te vendit, me mbi 15.000 individe qe kane perfituar nga produktet financiare. Rezultatet e punes ne cdo sektor, jane tregues i profesionalizmit, ekspertizes dhe pergjegjshmerise se larte ne funksion te realizimit te objektivave. Rezultatet e gjashtemujorit  te vitit 2017 paraqesin  një rritje të kenaqshme ne portofolin e kredise dhe nje trend rrites shume pozitiv ne portofolin e depozitave,  krahasuar me objektivat e plan biznesit per gjashtemujorin  e pare  te  vitit,  si dhe me objektivat e vena per tu arritur deri ne fund vitit 2017.

Kredia dhe depozitat rriten me 20.59 dhe 23 përqind

Portofoli i kredise ne fund te ketij gjashtemujori eshte 3,312,667,140 ALL ose 10% më i lartë krahasuar me fundin e vitit 2016 (3,013,272,934) ose  20.59%  më e lartë krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare (2,809,891,089). Kjo rritje e portofolit të kredisë tregon rritje te aktivitetit duke qene gjithmone ne plotesimin e nevojave  te anetare/kliente. Vlen per t’u permendur qe rritja e portofolit të kredise, eshte si ne volum edhe  ne numer.   Ne 6 mujorin e pare 2017 jane dhene 3.284 kredi, ne vlere 1,164, 431, 914 ALL, kryesisht në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe sherbime te ndryshme.  Duke e krahasuar ne gjashte mujorin e pare  2016  jane dhene 2.808 kredi te reja dhe ne vlere 927, 319,936,00 ALL.

Ndërsa portofoli i depozitave ne fund te 6 mujorit të parë 2017 arritën 2,975,251,584 ALL, qe tregon realizim dhe tejkalim  te BSPL 2017. Duke e krahasur  me fundin e vitit 2016 (2,711,661,163 ALL eshte rritur me 10 %  ndersa duke e krahasuar me 6-mujorin e pare te vitit  2016 (2,443,912,220 ALL) ka rritje prej 23 %. Kurse gjashtemujorin e parë  2017, numri i anetareve ne teresi ka arritur 46.327 ku ne kete periudhe ka 6.259 antaresime te reja.  Nje objektiv shume i rendesishem eshte dhe ruajta e cilesise se portofolit te kredise  brenda standarteve te vendosura. PaR-i ne kete 6- mujor  te pare eshte 5.30%. Ne cilesine e portofolit  per kete 6- mujor kane ndikuar ndjeshem edhe monitorimet e klienteve me problematika ne aktivitetet e tyre nga stafi i degeve duke marre suport te plote nga Departamenti i Biznesit.

Sektori AGRO & SME: Konsulencë e vazhdueshme me degët

Sektori AGRO & SME si nje risi per institucionin, e gjen veten me te kompletuar nen konsulencen e vazhdueshme te Rabo Bank, sektori i ka kushtuar rendesi ngritjes profesionale permes pjesmarrjes ne seanca te ndryshme trajnimesh me qellim diversifikimin e portofolit te kredise se FED invest shkk, duke zgjeruar gamen e klienteles, jo vetem ne financim per kredite Mikro, por edhe perfshirjen dhe financimin ne kredite SME, permes  financimeve te cilat perfshijne aktore te ndryshem ne zinxhirin e vleres. Fokus i sektorit do te jete jo vetem  qasja e klienteve ne sektorin Agro por edhe ne ate Urban, rritjen e shumave te kredive te ofruara, rritjen e numrit te anetareve, etj. Ne kuader te zhvillimit dhe evidentimit te aktoreve te zinxhirit te vleres, sektori Agro ka organizuar takime me biznese qe operojne ne fushen e grumbullimit te fruta-perimeve, per te krijuar marredhenie te mundshme biznesi dhe financimi. Per te realizuar kete projekt, jane organizuar takime ndermjet sektorit Agro, konsulentit nga Rabo Bank dhe kompanise e cila eshte aktore kryesore ne treg, per financimin e ketij zinxhiri vlere. Ne kuader te projektit per krijimin e sistemit te Credit Scoring eshte ofruar suport per marrjen e informacionit ne treg rreth kontove kulturale Agro, informacion ky qe do te merret dhe do te permiresohet ne vazhdimesi. Sektori SME ka ofruar konsulence te vazhdueshme per deget, jo vetem ne trajtimin e analizes se bizneseve SME, por edhe ne krijimin e nje orientimi e kulture perkundrejt klienteve tipik SME. Per nje ndjekje efikase te objektivave dhe detyrave te sektorit jane hartuar matrica, Plan veprimi-Agro, i cili eshte perfunduar tashme dhe eshte ne proces Plan veprimi-Urban, te cilat do te sherbejne si tablo dhe si pike orientimi ne vazhdimesi.

FED invest shkk shtohet me degë të reja

Gjate gjashtemujorit te pare, puna eshte fokusuar ne  procesin e arritjes se standardizimit te degeve nga pikepamja e imazhit te jashtem dhe te brendshem, zhvillimit te  nje imazhi unik si dhe zgjerimi i rrjetit te degeve ne pershtatje me nevojat e tregut dhe ne plotesim te BSPL-se 2017. Rendesi e vecante i eshte kushtuar promovimit te te gjitha aktiviteteve dhe produkteve permes shfrytezimin optimal te kanaleve informuese te cilat cojne ne nje nivel me cilesor imazhin e FED invest ne te gjithe vendin. Ne kete gjashtemujor jane hapur 3 dege te reja si: dega Gjirokaster, nje rajon i ri per FED invest, dega Cerrik dhe dega Kamez. Njekohesisht jane ristrukturuar 4 dege te rrjetit; dega Elbasan- qytet, dega Kavaje, dega Allgjate (21 dhjetori) dhe dega Sukth-Durres. Ne saje te kuadrit te permiresimit te rrjetit FED invest po punohet per ambjentet e reja te deges Vlore-Qytet dhe hapjen e degeve te reja ne Levan te Fierit dhe ne Vore-Tirane. Gjithashtu po behen perpjekje per gjetjen e hapesirave te reja per rrethet Shkoder-qytet dhe Korce.

Balanca gjinore, 53.54 % e punonjësve janë femra

Rekrutimi dhe selektimi efektiv i burimeve njerezore janë të një rëndësie vendimtare në funksionimin e suksesshëm te FED invest.  Kjo gje eshte e lidhur nga njera ane me gjetjen e punonjesve me aftësitë, kualifikimet dhe eksperiencën e nevojshme, por nga ana tjeter edhe me përcjelljen e parimeve baze, objektivave dhe vlerave te institucionit, ne menyren me te qarte te mundshme. Gjate kesaj periudhe jane hapur dege te reja ne rrethe dhe sektore te rinj ne Drejtorine Qendrore. Konkretisht eshte hapur dega e Gjirokastres dhe Kamzes, si edhe Sektori i Operacioneve, Logjistike&Administrim i zyrave, ne Drejtorine Qendrore. Rekrutimet ne Drejtorine Qendrore kane patur nje vemendje te vecante, me qëllim arritjen e një kontributi efektiv në zbatimin e projekteve dhe arritjen e objektivave institucionale. Per kete qellim eshte punuar per perzgjedhjen e personave me eksperienca dhe kualifikime te pershtatshme me kerkesat e sfidave te siperpermendura. Ne kuader te respektimit te ruajtjes se balancave gjinore, si pjese e politikave te Institucionit, kemi nje perberje te stafit prej 53.54 % punonjëse femra. Gjithashtu, vlen per tu permendur se mosha mesatare e punonjesve eshte 41 vjec.

Ekspertë të huaj pranë FEDinvest

Gjatë gjashtemujorit të parë të vitit 2017, në kuadër projektit  “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare, me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale”, puna ka vijuar në drejtimet e parashikuara. Më konkretisht ekspertët e huaj së bashku me ata të FEDinvest kanë punuar për modulet e Teknologjisë të Informacionit, Agri, SME, dhe Qeverisjes. Sërish në kuadër të ketij projekti dhe kërkesave në rritje të institucionit për zgjerim dhe financim gjatë datave 12-16 Qershor 2017, EFSE dhe FEDinvest zhvilluan me sukses procesin përkatës të Due Diligence.

FEDinvest firmos me japonezët JICA-s

Gjatë datave 13-17 Mars 2017, delegacioni i Agjencisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar vizitoi zyrat qendrore të FEDinvest. Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi dhe finalizimi i strukturës të projektit: “Përfshirja Financiare e Fermerëve të Vegjël” që pritet të fillojë nga zbatimi në Tetor të këtij viti. Ky mision arriti plotësisht pritshmëritë e tij dhe u finalizua me nënshkrimin e marrëveshjes midis FEDinvest, JICAs, dhe Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Vlerësim Institucional nga MicroFinanza Rating

Pas përfundimit me sukses të procesit të konsolidimit institucional, FED invest në kuadër të programit të asistencës teknike të Komisionit Europian-EaSI-është përfitues edhe i vlerësimit institucional që do të kryhet nga MicroFinanza Rating. Në këtë drejtim, gjatë datave 27-30 Qershor 2017, FEDinvest u vizitua nga perfaqësuesit e MicroFinanza Rating të cilët kryen intervista me të gjitha departamentet e institucionit.  Në optikën e përfaqësuesve të MFR vlerësimi paraprak për FEDinvest është në nivele të përshtatshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: