☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 100.62 ▼2.1%
ARI 4,036 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,218 ▼ -0.61% ETH $2,328 ▼ -0.49% XRP $1.2932 ▼ -1.86% SOL $100.7400 ▼ -0.66%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 100.62 ▼2.1 % ARI 4,036 ▼0.38 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 100.62 ▼2.1 % ARI 4,036 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Aksidenti në Elbasan-Librazhd, vdes në spital 12-vjeçarja

Bilancit të rëndë të aksidenteve që ndodhen të martën i shtohet dhe një 12-vjeçare.
Vajza e njërit prej drejtuesve të mjeteve që u përplasën në rrugën Elbasan-Librazhd nuk u mbijetoi dot plagëve dhe u nda nga jeta në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e Elbasanit ndërkohë jep detaje për aksidentin pas të cilit është arrestuar Bahri Begu, 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit tip Benz në fshatin Xibrakë dhe si pasoje është përplasur me një tjetër makinë tip Toyota ku ndodhej edhe vajza e cila humbi jetën në spital, automjet i cili   është përplasur më pas një BMW. Në pranga ka rënë dhe Miratip Memedi, 64 vjeç, banues në Ohër të Maqedonisë.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Urakë, në vendin e quajtur “Kthesa e gomave”, duke drejtuar mjetin tip Benz veturë me targa OH 0688 AB, ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M.M., 47 vjeç, si dhe është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët XH.M., 50 vjeç, SH.M., 39 vjeçe dhe M.M., 62 vjeçe, banues në Ohër.
Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.