Home / Kronika / Betohet shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura

Betohet shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura

U zhvillua ne Presidencë ceremonia e betimit të Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku.
“Është nder dhe privilegj që më besohet kjo detyrë. Zotohem që do të bëj më të mirën”, u shpreh Kollçaku.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta tha: “Jam besimplotë se do të përmbushni me sukses detyrën tuaj fisnike. Në sajë të eksperiencës dhe profesionalizmit, zoti Kollçaku jep garanci për përmbushjen e detyrës”.
“Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare do të mbështeten fuqishëm nga unë. Shpreh konsideratën time më të lartë, respektin dhe mirënjohjen për burrat dhe gratë në uniformë që shërbejnë për mbrojtjen e vendit dhe interesave kombëtare. Përkushtimi dhe sakrifica sublime do të respektohen dhe vlerësohen”, shtoi Meta gjatë ceremonisë së betimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: