Home / Ekonomia / Depozitat në banka rriten me 50 mln dollarë në korrik

Depozitat në banka rriten me 50 mln dollarë në korrik

Depozitat në banka u rritën me 50 milionë dollarë në korrik, duke përmbysur tendencën rënëse prej disa muajsh rresht. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, nga 988.7 miliardë lekë që ishin në qershor, kursimet në sistemin bankar arritën në 994.1 miliardë lekë.

Sipas Bankës, depozitat në banka arritën nivelin më të lartë historik në dhjetor të vitit të kaluar, kur cekën shifrën 1.014 miliardë lekë. Por në gjysmën e parë të vitit ato ranë me rreth 26 miliardë lekë.

Sipas ekspertëve të BSH-së, shkaku i rënies lidhet me normat e ulëta të interesit, të cilat i nxisin qytetarët të kërkojnë alernativa të tjera investimi për kursimet e tyre, të cilat sjellin fitim më të lartë.

Por në muajin korrik, tendenca e rënies së depozitave është përmbysur. Të dhënat e hollësishme nga Banka e Shqipërisë tregojnë se e gjithë rritja ka ardhur nga depozitat në valutë, ndërsa ato në lekë kanë mbetur të pandryshuara.

Korriku është muaji që përkon me kthimin e emigrantëve, por edhe me kulmin e sezonit turistik, gjë që duket se ka sjellë një fluks më të lartë depozitash në sistemin bankar.

Me gjithë rënien e ndjeshme të interesave gjatë viteve të fundit, depozitat vazhdojnë të mbeten forma më e preferuar e kursimit për qytetarët. Sipas Bankës së Shqipërisë, pasuria që familjet shqiptare kanë të ruajtura në asete financiare llogaritet në rreth 10 miliardë dollarë, e mbi 80 për qind e saj është e ruajtur në formën e depozitave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: