Home / Europa / BE akordon 120 milionë euro për të zhvilluar teknologjinë wifi falas

BE akordon 120 milionë euro për të zhvilluar teknologjinë wifi falas

BE do të akordojë 120 milionë euro duke nisur nga viti 2018, për të mundësuar instalimin e mijëra kilometrave të rrjetit wifi falas kudo në Evropë, në zona publike si parqe, spitale apo biblioteka në përputhje me një tekst të miratuar sot nga ana e Parlamentit Evropian.

“Ngrihet shpesh pyetja se çfarë po ndërmerr më konkretisht Evropa, për shtetasit e saj”, vuri theksin sot gjatë debatit para votimit, deputetja konservatore, francezja Anne Sander (LR, groupi PPE). Kjo iniciative është më konkretisht një shembull i një Evrope të dukshme dhe e nevojshme në të përditshmen e evropianëve”, u shpreh ajo e entuziasmuar.

Ky program, në parim u njoftua një vit më parë nga ana e presidentit të Komisionit Jean-Claude Juncker në fjalimin e tij për ”situatën e Bashkimit Evropian”, synon për të shpërndarë në 6.000 deri në 8.000 qytete dhe fshatra, në të gjithë shtetet anëtare, “bono” prej 20.000 euro, duke mundësuar kryerjen e punimeve për instalimin e rrjetit wifi.

Ideja është për të lehtësuar në maksimum procedurat për të bërë këtë shërbim të aksesueshëm për të gjithë./

Leave a Reply

%d bloggers like this: