Home / Politika / Tensionet ne kryesinë e PD, zbardhen debatet. Imami e Malltezi sulm frontal Bashës

Tensionet ne kryesinë e PD, zbardhen debatet. Imami e Malltezi sulm frontal Bashës

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është karakterizuar nga tensionet që kaluan deri në momente dhune mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit. Janë shumë të pakënaqurit nga drejtimi i partisë, një prej tyre edhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Ai ka deklaruar në mbledhje se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.

“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, ka thënë Malltezi.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë në fillim të mbledhjes së kryesisë që pritet të zgjsë se qëllimi i analizës është pë bashkimi.

“Të ndërtojmë përgjigjen për skemën dhe infrastrukturën e blerjes së votës dhe shantazhimit. Ta identifikojmë infrastrukturën e tyre emër për emër, kudo në çdo zonë”, ka deklaruar Basha.

Pak ditë më parë, kundërshtari tjetër i kreut të PD-së, ish-deputeti Astrit Patozi kërkoi që Basha të njohë një grupim të ri brenda partisë, raporton ‘BW’.

Imami – Bashes: Analizen ta ka bere Berisha. Mjafton ti ta kuptosh pse nuk kishim nevoje per bashkim para 6 muajsh po kemi sot? Se ti vendose keshtu. Une jam i hapur per bashkim por duhet te japesh prova pse te besojme. Dhe e dyta duhet te kthehemi tek diskutimet ideologjike dhe programore te PD. Te hartojme nje dokument strategjik per nje plan pune qe duhet te ndjekim dhe te jemi prezente me njerezit.

Une kam punuar me te gjithe deputetet dhe e di sa kapacitete e potencial kemi dhe duhet ta shfrytezojme.

Jorida Tabaku: Nuk eshte aspak mire qe kolege ne Kryesi shajne drejtues aktuale dhe te lidershipit te kaluar. Persa i perket analizes, duhen derguar njerez me eksperience dhe jo arrogante. Te fillojme te punojme, te dalim ne terren.

Me vjen mire qe Kryesia u mblodh dhe ta perdorim si forum per diskutime se nuk me vjen mire qe degjoj e lexoj sulme ndaj anetareve aktuale dhe te kaluar te lidershipit. Cdo gje perceptohet nga anetaret e kjo fryme sigurisht nuk ndihmon askend.

Leave a Reply

%d bloggers like this: