☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 92.99 ▲1.65%
ARI 4,485 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,818 ▼ -1.07% ETH $2,483 ▼ -0.63% XRP $1.3954 ▼ -0.87% SOL $103.2500 ▼ -1.83%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 92.99 ▲1.65 % ARI 4,485 ▲0.18 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 92.99 ▲1.65 % ARI 4,485 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Rajoni

Zgjedhjet në Gjermani, grekët duan Schulz

Grekët po presin zgjedhjet në Gjermani këtë të dielë me më shumë interes sesa vetë gjermanët. Kjo, pasi sipas tyre, bëhet fjalë për një moment historik që mund të zgjidhë shumë çështje që lidhen me të ardhmen e Greqisë.
“Për Greqinë, më mirë të fitojë Schulz. Sepse ka koncepte më të mira për një shtet social, është edhe socialist. Për çështjet shoqërore ka një këndvështrim më të mirë si socialist. Kurse të tjerët, kristiandemokratët janë më shumë pranë pushtetit dhe sipërmarrësve”, thotë një qytetar.
Ndërsa një tjetër shprehet: “Merkel do të fitojë me diferencë. Për Greqinë në përgjithësi nuk mund të themi se Gjermania është ajo që do ta mbështesë. Sepse po e shohim. Paketa ndihme dhe përsëri masa shtrënguese, ndërsa populli grek po kalon shumë vështirësi”.
“Padyshim do zgjidhja Shculz. Sepse konservatorët kanë mbajtur një qëndrim shumë të keq ndaj Greqisë, sidomos z. Shcauble, i cili thuhet që tani se do të jetë përsëri ministër i Financave. Ai na ka shkatërruar. Në të kundërtën, Schultz ka treguar një qëndrim tepër filogrek”, thotë një tjetër.
Për disa, nuk do të ishte keq vazhdimi i koalicionit të sotëm, por me kushtin që Ministria e Financave të kalojë nën drejtimin e socialdemokratëve: “Kushdo që të fitojë, nuk do të ndryshojë diçka, këtë besoj. Duhet në radhë të parë të ndryshojmë vetë ne si njerëz, si civilizim, si mentalitet dhe më pas do të ndryshojnë gjithë të tjerat”.
Për shumicën e grekëve duket se nuk ka rëndësi se kush do të fitojë, Merkel apo Schultz, pasi janë të bindur se në çdo rast, politikat e Berlinit nuk do të ndryshojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.