KosovaPolitika

Haradinaj në Tiranë: Kufiri me Kosovën do të jetë si kufi i BE-së

Dakortësia për bashkëorganizime në vitin e Skënderbeut duket se ishte vetëm pika e parë e përbashkët që Ramush Haradinaj gjeti në Tiranë, në vizitiën e tij të parë si kryeministër i Kosovës.
“Ato punë të cilat sot ramë dakord dhe do të marrin epilog, është fjala për kalimin kufitar, pra ta kthejmë në një kalim të zakonshëm që është mes vendeve të BE-së. Pastaj, që të mos kemi dyfishim të procedurave doganore Durrës, që të mos kemi pengesa administrative për qytetarët tanë për shkak se një diplomë apo një certifikatë nuk përputhet me tjetrën, janë mëse të nevojshme dhe është koha të mirëpresim mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, më 27 nëntor në Korçë. Besoj që deri në këtë mbledhje ne do të kemi një axhendë të përbashkët të mëtejme”, tha Haradinaj.
Pas debateve në OKB mes Prishtinës, Beogradit e Tiranës për përpjekjen e dytë të Kosoves për tu futur në UNESCO, mesazhi i Haradinajt ishte gjithëpërfshirës: “Kurdo që do të ndodhë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, do të fitojë ajo trashëgimi kulturore e çmuar që nuk është vetëm e Kosovës, ajo është e botës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button