Politika

Nisin punimet për rikualifikimin e qendrës urbane të Vlorës, impulse për ekonominë dhe turizmin

Ditën e diel u hap zyrtarisht kantieri për rikualifikimin e qendrës urbane të Vlorës. Projekti me financim të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare do të sjellë krahas rehabilitimit të rrugës “Justin Godard”, edhe restaurimin e thellë të disa godinave me vlera historike dhe urbanistike.

Kryeministri Rama, i pranishëm në ceremoni, fajësoi harresën shumëvjeçare dhe ndërhyrjet pa kriter e pa karar për gjendjen e zonës, e cila është tërësisht e fshehur pas rrënojave.

Sipas tij, ky nuk është një projekt nuk do të jetë vetëm restaurues, por transformues.

“Këtu ka një potencial të jashtëzakonshëm për një tjetër impuls të rëndësishëm, jo vetëm në funksion të ruajtjes së vlerave të mbetura, por edhe ne funksion të ekonomisë së qytetit, zhvillimit të turizmit dhe të atij transformimi që ne kemi nisur”, tha Kryeministri.

Nisjen e punimeve e përshëndeti edhe kryetari i bordit të fondit, i cili me Vlorën financon projektin e tetë në vend.

Në fund të ceremonisë, u nënshkrua edhe një marrëveshje mirëkuptimi mes Ministrisë së Kulturës, Fondit, Bashkisë së Vlorës dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan  të Zhvillimit. Referuar marrëveshjes, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do të investojë në këtë projekt 4 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare 7 milionë euro. Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff tha se, “kjo është zona e tetë e zhvillimit të biznesit dhe turizmit që Fondi ka financuar. “Janë në total 18 milionë dollarë në Krujë, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Tiranë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button