Ekonomia

AKU, Drejtori i ri Agron Ismaili: “Investigim për punonjësit e AKU që kanë lejuar këtë situatë”

Pas prezantimit të djeshëm ku ishin të pranishem Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, drejtori i ri i AKU-Autoriti Kombëtar i Ushqimit, Agron Ismaili,  në fjalën e tij tha se, duke filluar nga sot do të ketë një standard të ri për të vendosur standardet ushqimore në mënyrë të pakthyeshme dhe të qëndrueshme. Jo për të bërë një aksion dhe të kthehemi aty ku ishim, por të jenë standarte të qëndrueshme.

“Të mbyllet çdo vend ushtrim barbarie, apo pikë therje pa standard apo çdo pikë që përpunon, tregton, produkte ushqimore pa standarde duke rrezikuar jetën e njerëzve. Gjatë këtij proçesi do të investigohet edhe roli i punonjësve të AKU që kanë lejuar këtë situatë”, tha Ismaili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button