🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 91.64 ▲0.69%
ARI 4,519 ▲2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,459 ▲ +5.23% ETH $2,505 ▲ +4.73% XRP $1.4722 ▲ +8.99% SOL $105.0100 ▲ +5.36%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.64 ▲0.69 % ARI 4,519 ▲2.37 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.64 ▲0.69 % ARI 4,519 ▲2.37 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Kosova

30 ditë paraburgim për Sadri Ramabajën

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ish-kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, i cili nga Prokuroria Speciale po akuzohet për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

Caktimin e kësaj mase, e ka konfirmuar mbrojtësi i Ramabajës, avokati Ramiz Krasniqi. Marrja në pyetje, sipas ftesës së prokurorisë, kishte filluar në orën 9:00 të mëngjesit të ditës së sotme. Në këtë seancë, prokurori special, Sylë Hoxha, kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Sadri Ramabajës.

Veprat për të cilat Ramabaja ishte ftuar për tu marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si i dyshuar janë: “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës” si dhe “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetuese dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”

Ndryshe, Ramabaja, të shtunën ishte arrestuar nga Policia Shqiptare në Durrës, ku sipas kësaj të fundit, ai po tentonte të udhëtonte drejt Italisë. Ndalimin e Ramabajës në pikën kufitare të Durrësit, e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të ditës së shtunë, të policisë shqiptare, thuhet se Ramabaja dyshohet se ka pasur pasaportë dhe leje qëndrimi franceze të falsifikuar.

“Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin S.R, 56 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, pasi dyshohet se në P K K Port, ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze, që dyshohen të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e Policisë Shqiptare.

Ramabaja dyshohet se është përfshirë në grupin që plagosi ish-anëtarin e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Azem Vllasi, i cili tash është avokat. Plagosja e tij kishte ndodhur më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentim vrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar që jetonte në Zvicër.

Kurse, Sadri Ramabaja, ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social facebook, kishte thënë se këto akuza ndaj tij nuk qëndrojnë duke i quajtur inskenime të pushtetit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.