Klosi në Zagreb, konferencë rajonale mbi turizmin
Problemi i sezonalitetit të lartë dhe mungesës së sezonit turistik gjatë tërë vitit janë të përbashkëta për shumicën e vendeve mesdhetare, prandaj në konferencë marrin pjesë ministri Zdravko Poçivalshek nga Sllovenia, ministri Turimit dhe Mjedisit Blendi Klosi nga Shqipëria, ministri Pavle Raduloviç nga Mali i Zi dhe si mikpritësi, ndihmës ministri kroat i Turizmit Frano Matushiç.
Ministri slloven i Turizmit për bashkëpunimin mes Kroacisë dhe Sllovenisë në fushën e turizmit tha se ishte në nivelin më të lartë, duke theksuar se dy vendet bëjnë promovime të përbashkëta në tregjet e largëta të Japonisë, Koresë së Jugut dhe Kinës, për disa vite me radhë nën sloganin e përbashkët “Experience Croatia, feel Slovenia”.
“Në Slloveni nuk kemi të bëjmë me çështjen e sezonalitetit, sepse në ato katër muaj, nga 6 deri në 9, 50 për qind e të gjitha bujtjeve janë realizuar ndryshe nga Kroacia, e cila bën mbi 80 për qind në atë periudhë”, tha Poçivalshek.
“Turizmi nuk ka kufizime, turizmi lidh. Nëse duam të jemi të suksesshëm si një rajon, ne do të duhet të bashkëpunojmë dhe të promovojmë së bashku rajonin”, përfundoi Poçivalshek.
Ai si sukses theksoi faktin se në tre vitet e fundit Sllovenia ka rritur numrin bujtjeve për 1 milion në vit, kështu vitin e kaluar ka regjistruar mbi 12 milionë bujtje.
Ministri malazez Raduloviç deklaroi se Mali i Zi po përpiqet të pozicionojë veten si një destinacion turistik gjithëvjetor me cilësi të lartë, duke lehtësuar sezonalitetin që ofron dielli dhe deti.
Ai shtoi se “është e nevojshme që ofertën e ndarë të vendeve të rajonit ta bashkojmë me një bashkëpunim cilësor dhe të marketingut në një grup të madh”.
Raduloviç e konsideroi si të shkëlqyeshme bashkëpunimin aktual të turizmit midis vendeve të rajonit në fushën e industrisë së turizmit që marrin pjesë në këtë konferencë.
Në Kroaci, turizmi përbën 17 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) tha Buriloviç, duke shtuar se vendet me ekonomi të fortë këtë pjesë e mbajnë në rreth 5 për qind, duke forcuar segmente të tjera dhe aktivitete plotësuese të turizmit.
Ministri shqiptar i turizmit Blendi Klosi foli për bumin turistik gjatë këtij viti dhe masat që ka marrë qeveria e Tiranës për krijimin e lehtësirave në fushën fiskale. Ai u ndal edhe në rëndësinë e paketave turistike rajonale nga agjensitë turstike. Ai tha se këtë vit ka patur rritje të turistëve nga Polonia, Gjermania, Maqedonia, Greqia, etj. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në pesë mujorin e parë e 2018 është 1.423.367 duke u rritur me 7,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në konferencë morën pjesë disa folës nga Austria, Sllovenia, Portugalia dhe Bosnjë e Hercegovina, të cilët do të flasin në panel lidhur me përvojat e tyre pozitive dhe shembujt nga vendet e tyre që janë të suksesshme në segmente të caktuara të ofertës turistike e cila mundëson turizmin gjatë gjithë vitit.