Home / Kosova / Qeveria e Kosovës e shlyen borxhin prej 53 milionë eurove ndaj “Bechtel&Enkas”

Qeveria e Kosovës e shlyen borxhin prej 53 milionë eurove ndaj “Bechtel&Enkas”

Detyrimet e Kosovës ndaj kompanisë turko-amerikane “Bechtel&Enka”, kanë marrë fund. Gjoba prej 53 milionë euro që kjo kompani i kishte vënë shtetit për zvarritje të punimeve dhe vonesa në pagesa është paguar.  Autostrada “Arbën Xhaferi” është lëshuar për qarkullim më 29 maj të këtij viti dhe i ka kushtuar buxhetit mbi 700 milionë euro.

Qeveria e Kosovës nuk i ka më borxh kompanisë që ndërtoi autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin. Gjoba që “Bechtel&Enka” i kishte vënë shtetit të Kosovës për zvarrite të punimeve dhe vonesa në pagesa është shlyer.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit kanë treguar  se borxhi ndaj kësaj kompanie është paguar.

“Janë paguar të gjitha obligimet përpos punës shtesë. 53 milionëshi është paguar tashmë dhe nuk kemi obligime më ndaj kompanisë “Bechtel&Enka”.

Për shkak të mosrespektimit të kontratës, kompania amerikano-turke kishte detyruar Qeverinë e Kosovës të paguaj 53.1 milionë euro.

Arsyet ishin për zvarritje të punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve në të kundërtën kushtëzuan se i ndërpresin punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi” për ta dërguar lëndën në Arbitrazhin ndërkombëtar. Menjëherë pas këtij paralajmërimi, Qeveria Haradinaj mori vendim që ta shlyejë këtë borxh.

Kryeministri Ramush Haradinaj pati thënë se po i ndajnë këto para për të mos u përballur me procese gjyqësore .Ky vendim i të parit të ekzekutivit ishte vënë nën llupën e organeve të hetuesisë.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi kishte konfirmuar se Prokuroria dhe Policia Hetuese janë duke mbledhur të dhëna lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove shtesë për këtë kompani.

“Prokuroria, së bashku me Policinë Hetuese, do të mbledhë të dhëna dhe informacione të nevojshme për t’u siguruar se a ka dyshim të arsyeshëm se a është kryer ndonjë vepër penale për të cilën ndjekja ndërmerret sipas detyrës zyrtare”.

Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila e ka ndertuar këtë autostradë.

Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”, ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018. Por,  është leshuar për qarkullim më 29 maj të këtij viti.

Realizimi i këtij projekti filloi në vitin 2014.  E tërë autostrada është në gjatësi prej 60 kilometra, ndërsa kjo autostradë ka kushtuar më shumë se 700 milionë euro. Autostrada “Arben Xhaferi” është vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova” deri në kufirin Kosovë-Shqipëri, e cila nga ana tjetër lidhet me autostradën Durrës-Kukës në kalimin kufitar Morinë, në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: