☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

FMN: Banka e Shqipërisë plan të posaçëm mbikëqyrjeje për operatorët e rinj të sistemit bankar

Banka e Shqipërisë ka miratuar një plan mbikëqyrjeje intensiv në operatorët e rinj të sistemit bankar. Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e dytë të marrëveshjes së re me Shqipërinë të Post Programit analizoi se sektori bankar po finalizon një konsolidim të ndjeshëm, nga 16 banka deri në vitin 2016 në 13 aktualisht. Nëpërmjet këtij procesi, pronësia është zhvendosur nga bankat e BE-së tek lojtarë të rinj, disa pa përvojë në bankë. Sipas Fondit kjo ngre shqetësime në lidhje me cilësinë e kapaciteteve menaxhuese.

Për të përballuar këto rreziqe, B e Shqipërisë ka miratuar më një plan inspektimi intensiv për bankat me aksionrre të rinj. Këto masat janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga banka qendrore për të harmonizuar më tej kuadrin rregullator me atë ndërkombëtar.

Dobësitë strukturore në kredi e dispozita ndikojnë në kanalin e kredisë, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe pengojnë transmetimin e politikës monetare. Ecuria e kredisë ka qenë e dobët gjatë shtatë viteve të fundit, por kohët e fundit disa shenja rimëkëmbje po duken në  segmentet specifike të tregut (monedha vendase dhe huaja për familjet).

FMN vuri në dukje se inspektimet në bankat e mëdha nga një herë në dy vite duhet të inspektohen një herë në vit në mënyrë që të identifikohen në kohë rreziqet që rrjedhin nga ekspozimet e mëdha dhe kreditimi i palëve të ndërlidhura.

FMN rekomandoi zhbllokimin kredisë nëpërmjet një rezolute përfundimtare  që përfshin

ngërçin me përmbaruesit për strukturën e re tarifore, zbatimin e plotë të ligjit të falimentit dhe masat e tjera të qeverisë për të mbështetur de-euroizimin e mëtejshëm. Stafi FMN gjithashtu rekomandoi veprime për të ulur më tej NPL-të.

Fondi gjithashtu theksoi rëndësinë e sigurimit të mbikëqyrjes në sektorin financiar jobankar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), i cili është duke përgatitur në mënyrë progresive kuadrin rregullator të nevojshëm.

Banka e Shqipërisë  mbajti një politikë monetare akomoduese, ku norma bazë është në rekorde të ulta historike vetëm 1 %.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.