Ekonomia

BERZH dhe Raiffeisenbank në partneritet për të rritur huadhënien në Shqipëri

BERZH do të ofrojë një garanci prej 100 milionë Euro për Raiffeisen Bank Albania. Instrumenti i ri mbështet ofrimin e huave në një vlerë të shumëfishuar të garancisë. Zgjidhje inovative ndaj krizës së COVID-19 me një angazhim të lartë drejt huadhënies për iniciativat e gjelbra.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Raiffeisen Bank Internacional (RBI), dhe Raiffeisen Bank Albania (RBAL)bashkojnë forcat për të rritur huadhënien ndaj bizneseve shqiptare ndërsa vendi përballet me impaktin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Nën mekanizmin e ri inovativ “Garanci për Rritje”, BERZH do të ofrojë një garanci për RBAL deri në 100 milionë Euro. RBAL do t’i përdorë kapacitetet e cliruara nga ky angazhim për të rritur huadhënien në ekonominë reale për një vlerë të shumëfishuar të garancisë.
Huatë nën këtë program do të përqëndrohen në mbështetjen e biznesit të vogël, i cili është një segment kyc për ekonominë shqiptare. Të paktën 10 milionë Euro do të jepen për projekte të gjelbra në mbështetje të rritjes së qëndrueshme dhe gjithë-përfshirëse të vendit.
Krahas kësaj, BERZH do të prezantojë një program të dedikuar bashkëpunimi teknik me Banken e Shqiperise të fokusuar në përmirësimin e kuadrit rregullator të bankave në vend në përputhje me standardet e bankave në Bashkimin Europian. Programi mbështetet nga Fondi për Bashkëpunim Teknik- Luksemburg-ODA në kuadër të punës së kryer nën programin Vienna Initiative ku BERZH është e angazhuar për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendeve europiane në zhvillim duke promovuar njehsimin e kuadrit rregullator të bankave me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Jürgen Rigterink, Zëvendës President i BERZH tha: “BERZH është e lumtur të prezantojë një produkt që adreson problematikat kryesore për përmirësimin e qasjes në financime në një kohë kur ruajtja e stabilitetit të biznesve është më e rëndësishme se kurrë. Ne jemi të lumtur për këtë bashkëpunim me partnerin tonë të vjetër Raiffeisen. Besimi i krijuar në shumë vite bashkëpunimi na mundëson tëhedhim një hap të madh përpara dhe jemi të sigurtë se e sotshmja shënon fillimin e një tjetër iniciative të përbashkët.”
“Ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë me BERZH për këtë produkt inovativ që mbështet ekonominë reale në rajon dhe ndihmon në financimin e projekteve me impakt social e mjedisor” tha Drejtori i Përgjithshëm i RBI Johann Strobl, “Bashkëpunimi ynë dëshmon për fuqinë dhe përfitimet që rrjedhin prej këtij bashkëpunimi dhe të menduarit jashtë standardeve në kohë krizash kur nevojiten zgjidhje të shpejta dhe efektive.”
Christian Canacaris, Drejtor iPërgjithshëm i Raiffeisen Bank Albania,tha: “Ne jemi të lumtur për këtë partneritet me BERZH për këtë projekt inovativ. Aftësia e bankave lokale për të mbështetur rritjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe korporatave, të cilat janë shtylla të rëndësishme të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor shpesh kufizohet nga rregullat në fuqi. Programi do të rrisë kapacitetet huadhënëse të RBAL në sektorin privat në përputhje me nevojat financiare të klientëve të përzgjedhur. Krahas kësaj, përmes marrëveshjes ne do mund të rrisin mbështetjen tonë kundrejt financimit të teknologjive të gjelbra në Shqipëri dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vend.”
BERZH ka investuar 1.5 miliardë Euro në 104 projekte në Shqipëri. Strategjia e Bankës përqëndrohet në qeverisjen e mirë, konkurueshmërinë e sektorit privat dhe përfshirjen, diversifikimin e energjisë dhe tranzicionin drejt emetimeve të ulëta të karbonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button