☁️
Tiranë 18°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 100.37 ▼1.86%
ARI 4,677 ▲2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,438 ▲ +0.44% ETH $2,372 ▼ -0.66% XRP $1.4338 ▲ +1.73% SOL $87.8300 ▲ +3.28%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.37 ▼1.86 % ARI 4,677 ▲2.38 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.37 ▼1.86 % ARI 4,677 ▲2.38 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

Ushtarakë e njohës të sigurisë e vlerësojnë funksionalizimin e fabrikës Se municioneve


Ndonëse ndërtimi i fabrikës së municionit, për ish-komandantin e FSK-së, Kadri Kastrati, është shumë i vonuar, megjithatë përfitimet e Kosovës do të jenë të mëdha nëse projekti nuk mbetet vetëm në letër.

“Kosova nuk ka asnjë infrastrukturë ushtarake që merret me ndërtimin e pajisjeve dhe armatimeve dhe nëse bëhet realitet Kosova ose forcat e saj ushtarake do të përfitojnë shumë por edhe rajoni sepse as në Shqipëri as Maqedoninë e Veriut nuk ka ndonjë fabrikë të municioneve që deri tash kanë ngritë kapacitete të tilla”, tha për RTK, Kastrati.

Profesori i fushës së sigurisë, Fatmir Çollaku, shprehet optimist për funksionalizimin e fabrikës, pasi siç tha ai, një gjë e tillë është e domosdoshme për fushën e sigurisë në vend.

“Meqë bëhet fjalë për fushë të sigurisë dhe prodhim të armatimit, pamëdyshje një gjë e tillë është inkurajuese për forcim të sistemit të sigurisë në aspekti e logjistikës dhe pajisjeve dhe kësisoj Kosova gradualisht do të konsolidohet në një të ardhme jo të largët të jetë një vend i vogël ku prodhohen gjëra të mëdha”, theksoi ai.

E ministri i Brendshëm , Xhelal Sveçla, theksoi se ky projekt është pjesë e një iniciative më të gjerë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe të sigurisë në Kosovë, duke përfshirë SHBA-në.

 

“Patjetër që ShBA që është aleati ynë kryesor strategjik dhe kemi bashkëpunim të ngushta edhe me ta do të bisedojmë me të gjithë ata parterë të cilët plotësojnë nevojat tona por edhe janë si vazhdimësi e bashkëpunimi të pa kursyer të pandalshëm mes nesh”, tha ai.

Ndërkohë prodhuesi turk, në faqen e tij në Facebook, ka bërë të ditur se fabrika do të jetë sipas standardeve të NATO-s dhe se me këtë kontratë janë krenarë që kontribuojnë në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë, duke forcuar industrinë e mbrojtjes së Kosovës.

Pas funksionalizimit, fabrika do të operojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore e Kosovës, ndonëse ende nuk dihet vendi, kostoja dhe koha e ndërtimit të fabrikës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.