Home / Ekonomia / Thethi, i preferuari i mbi 5 mijë turistëve vendas e të huaj në korrik

Thethi, i preferuari i mbi 5 mijë turistëve vendas e të huaj në korrik

Mbi 5 mijë turistë vendas e të huaj zgjodhën si destinacion gjatë muajit korrik parkun Kombëtar të Thethit. I ndodhur 70 km larg Shkodrës, ky park vitet e fundit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Në këto ditë të nxehta vere sidomos në fundjavë shumë turistë vendas, por edhe të huaj preferojnë të zgjedhin Thethin, për të shijuar natyrën e bukur, ajrin e freskët dhe ushqimet bio të zonës.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha tha për ATSH-në se gjatë muajit korrik Thethi pati një rritje të numrit të turistëve, ku mbi 5 mijë vizitorë vendas e të huaj shijuan bukuritë e tij”.

Sipas tij, gjatë ditëve ka patur rreth 300 turistë në ditë, ndërsa në fundjavë mbi 500 turistë. “Veçori këtë vit është se mbi 60-70% e turistëve janë vendas. Vetëm në korrik qendrën turistike të Thethit e vizituan 1300 turistë”, tha Dardha.

Pikat kryesore që vizitohen jane Monumenti e Natyrës si Syri Kaltër, vaskat në Ndërlysa. Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Në bujtinën “Molla”, në  hyrje të  Thethit, në shpat të  e malit gjetëm turistë të huaj, franceze, por edhe një familje të ardhur nga Tirana. Ata ishin shumë  të kenaqur me akomodimin, natyrën, pritjen, ushqimin dhe cdo gjë  e tjetër që  ofrohej aty. Rezi, Marsi, Roni, Marvi, Tani, Devi e kishin për herë të e parë ardhjen në Theth dhe të mahnitur me cdo gjë, premtonin se do të vijnë edhe vitin tjetër.

Rruga nga Shkodra për Theth ishte drejt përfundimti, asfalti kishte shkuar deri përtej Qafë Thores, kurse bazamenti i rrugës me anësoret e vecanta ishte shtruar deri në  qëndër të zonës turistike dhe pritej asfaltimi i saj, ku mjetet dhe punëtoret e firmës  kontraktore punonin papushim. Ndërsa në male bora nuk kishte shkrirë akoma.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Thethi është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë.

Ne vitin 1976 Thethi eshte shpallur Park Kombetar. Per here te pare shkolla eshte hapur ne vitin 1921, ndertuar nga Kryqi i Kuq Amerikan. Kurse ne vitin 1936 eshte hapur rruga automobilistike dhe nje vit me vone hapet edhe nje agjensi turstike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: