Politika
Rëndësia e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen e rajonit
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, në vijim të vizitës në Tiranë mori pjesë sot në aktivitetin me temë “Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit”, organizuar nga Universiteti i Tiranes.
Në fjalën e tij ministri grek, mes të tjerash, foli për një traktat të ri miqësie me Shqipërinë, për të cilin, tha ai, brenda vitit dy shtetet duhet të bien dakord në pikat kryesore të tij.
Ministri Kotzias përsëriti angazhimin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes tyre, bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare dhe standardet europiane.