Kronika

Reagon Ministrja Kodheli: Vërsulen të hedhin baltë mbi viktimat

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku rënia e një helikopteri i mori jetën dy pilotëve dhe la të plagosur një të tretë.

“Është e frikshme që pa u varrosur ende dy djemtë që humbën tragjikisht jetën në aksidentin e djeshëm, politika e hienave u vërsul të shqyejë të vdekurit për të ushqyer partinë e baltës!”, theksoi Kodheli

“Pa u tharë ende boja e letrës së ngushëllimit që kapot e partisë së baltes u dërguan familjarëve të dy shërbëtorëve besnikë të shtetit, kapot dhe vrasësit e tyre me pagesë të së vërtetës, u vërsulen të hedhin balte mbi viktimat”, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

“Ka një shprehje populli për rastin kur të vinë përballe krijesa të tilla të errësirës: Të kam lënë Zotin se me ty s’merret dot robi! Ndërsa për këto hiena politike unë mund të them vetëm se i’a kemi lënë popullit sovran të shohë të dëgjojë e të gjykojë për ta!”, nënvizoi Kodheli.

Ajo mbyll reagimin e saj duke shprehur bindjen se Qershori i ardhshëm do të shpagojë me votën e popullit gjithë baltën e tyre të neveritshme!, duke iu referuar kështu zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në verën e vitit 2017.
Reagimi i Ministres së Mbrojtjes vjen pas deklaratës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë se po mbulon shkaqet reale të rënies së helikopterit.

Ora:8:30′: Nis puna për nxjerrjen e helikopterit

helikopter-Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ushtarake kanë nisur operacionin për nxjerrjen e helikopterit qe u rrezua dje në zonën e fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, ku humbën jetën dy pilotë dhe një i tretë mbeti i plagosur.

Nga krahu tjetër mësohet se Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim lidhur me shkaqet e rënies së helikopterit, 200 metra larg bregut të liqenit të Shkodrës në fshatin Grizhë. Gjatë ditës së djeshme janë bërë me dije dhe emrat e viktimave, kapiten Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, teksa i plagosuri është Gerald Baramuça, ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Në një dalje për mediat, ditën e mërkurë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral major Jeronim Bazo tha se është ende herët për të folur mbi shkaqet e aksidentit tragjik. Bazo tha se helikopteri ka përshkuar trajektoren e planifikuar në bazë të intenerarit stërvitor. Ai sqaroi se pilotët janë me një përvojë të lavdërueshme në fushën drejtimit, madje të trajnuar brenda dhe jashtë vendit.

Helikopteri “EC 145” kishte 6 muaj që ishte marrë në përdorim nga Forcat e Armatosura dhe ai ishte brenda garancisë së dhenë nga kompania ku ishte blerë. Ndërkohë, ushtari i plagosur Gerald Baramuça ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button