Kronika e zeze

Policia italiane vret shqiptarin në Padova, tentoi të qëllonte me thikë karabinieren

Haxhi Çollaku, 55-vjeç është qëlluar për vdekje nga policia Italiane pasditen e sotme në qytetin e Padovas. Sipas mediave italiane 55-vjeçari shqiptar, ndodhej në hyrje të shtëpisë së ish-gruas në lagjen Sacra Famiglia dhe ishte kjo e fundit që njoftoi karabinierët, pasi e kishte denoncuar për përndjekje të vazhdueshme prej me shumë se një viti.

Pas denoncimit të ish-gruas, menjëherë mbërriti një patrullë në vendngjarje dhe agjentët e policisë kërkuan që ai të largohej prej andej, pasi për ish-bashkëshorten kishte urdhër mbrojtje në fuqi, që e ndalonte 55-vjeçarin të afrohej në zonë.

Fillimisht u duk sikur ai hoqi dorë dhe u largua drejt furgonit të tij, duke pritur që karabinierët të përfundonin marrjen e të dhënave personale dhe përgatitjen e raportit për ngjarjen. Po papritmas, 55-vjeçari shqiptar ndezi furgonin dhe përplasi policen përballë tij, e cila mbeti e plagosur. Pas kësaj, ai doli nga kabina tentoi që me thikën të cilën e mbante në dorë të godiste karabinieren.

Në këtë moment kolegu i kësaj të fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të shqiptarit katër herë. Haxhi Çollaku u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në gjymtyrët e poshtme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button