Rajoni
Daçiçi këndon për Erdoganin këngën e “Osman Agës”
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç i ka bërë një suprizë presidentit turk Rexhep Taip Erdogan duke kënduar para tij këngën e Osman Agës në turqisht.
Festa ishte në darkën e shtruar nga autoritetet serbe për nder të delegacionit turk, të kryesuar nga presidenti Erdogan, të cilët vizituan Serbinë gjatë ditës së djeshme.
Ministri i Jashtëm serb këndoi live para tavolinës së miqve turq, ku ndodhej dhe presidenti Erdogan
Erdogan vizitoi Serbinë gjatë ditës së martë, i shoqëruar nga një delegacion mjaft i madh, ku përfshiheshin një sërë biznesmenësh turq.
Videoja është publikuar edhe nga CNN turk.