Politika

Komisioni i Ligjeve: Shtohen pakicat në projektligj, Bullgarët njihen si minoritet

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar ditën e martë projektligjin për pakicat kombëtare, ku pas diskutimeve, u njoh edhe pakica bullgare si minoritet. Kjo edhe pas ndërhyrjes së Ambasadës së këtij vendi, por edhe telefonatës që kryeministri Bullgar Bojko Borisov zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, madje ky i fundit u ftua për një vizitë në Sofje.

Sipas ligjit, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Tashmë këtyre u shtohen edhe Bullgarët. duke e çuar numrin total të pakicave në 9.

Por anëtarët e Komisionit te Ligjeve u përplasën dje, në diskutime sa i përket mekanizmit të përdorur për identifikimin e pakicave, ku sipas relatorit të proektligjit Bledi Çuçi (PS) ky proces është bazuar te vetëdeklarimi dhe censuset e realizuara ndër vite. Perfaqesuesi i opozitës (PD), Strazimiri tha se: “Mos ndoshta rrezikojmë që të dalim me Prespën, Gollobordën dhe Gorën me 24 mijë e 212 persona që jetojnë në fshatra dhe janë pakicë maqedonase dhe njëkohësisht kemi 24 mijë e 212 persona ekzakt e njëjta shifër që janë pakicë bullgare. Nga të dhënat që disponohen nga censuset në Republikën e Shqipërisë nuk kemi asnjë të dhënë për pakicë bullgare”.

Debati nuk mungoi as sa i përket nenit 14 të ligjit që parashikon përdorimin e gjuhës së pakicës kombëtare, krahas asaj shqipe në administratë, në bashkitë ku ata banojë tradicionalisht ose përbëjnë 20% të banorëve.

Relatorit të proektligjit Bledi Çuçi tha se “Unë sugjeroj që të përdoret përcaktimi numerik 20% që përdoret pothuajse në të gjitha vendet që kanë nënshkruar konventat dhe kanë përcaktuar rregullat për mbrojtjen e pakicave”.   Po ashtu personat që i përkasin pakicave kombëtare gëzojnë të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre. Projektligji i miratuar nen për nen nga Komisioni i Ligjeve do t`i kaloj për miratim parlamentit.

 

Ligji aktual që po diskutohet për pakicat njihte si minoritet vetëm maqedonasit, ndërsa tashmë statusin e minoritetit do ta kenë edhe ata të cilët deklarohen si bullgarë. Pretendohet se pakica bullgare jeton kryesisht në zonën verilindore dhe juglindore. Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, projektligji do t’i kalojë seancës së Kuvendit për miratimin përfundimtar.

Aktorë të ndryshëm në Bullgari kanë kohë që flasin për një minoritet në Shqipëri, por projektligji i fundit i vë kapak kësaj çështjeje, ndonëse ai ka shumë rëndësi për një pakicë tjetër si vllahët, apo serbët. Pakica serbe në një numër shumë të kufizuar, sipas  gazetes “Politika” te Beogradit në Shqiperi jetojnë rreth 155 serbë, në një zonë të Libofshës, janë dëgjuar për herë të parë publkisht gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

PAKICAT KOMBËTARE

Greke

Maqedonase

Vllahe/Aromune

Rome

Egjiptiane

Malazeze

Boshnjake

Serbe

Bullgare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button