Sporti ne bote

Çelsi fiton, Broja nuk shënon me portën bosh

Golat e Cole Palmer dhe Nicolas Jackson lehtësuan presionin ndaj trajnerit të Chelseat, Mauricio Pochettino, pasi Blutë arritën një fitore 2-0 ndaj Sheffield United në Stamford Bridge. Pjesa e parë pa “Blades” të frustronin kundërshtarët e tyre, por në pjesën e dytë Chelsea arriti të thyente vendosmërinë e kundërshtarëve për t’i dhënë fund një serie rezultatesh negative dhe për t’u ngjitur në vendin e 10-të në Premier League.

Cole Palmer shënoi një(në minutën e 54-ët) dhe asistoi një tjetër(gol i Jackson 61’) teksa Chelsea arriti fitoren e dytë radhazi në shtëpi, duke mposhtur Sheffield United, skuadra që mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Në fushën e lojës, në minutën e 75-të u shfaq dhe Armando Broja, i cili zëvendësoi Sterling. Sulmuesi kuqezi kishte një mundësi të mirë në minutën e 84-ët për të thelluar avantazhin, por gaboi në finalizim duke bërë më të vështirën. Një top i ardhur nga e djathta e sulmit nga Palmer është goditur në mënyrën më të gabuar nga ana e Brojës me portën e boshatisur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button