Sporti ne bote

Napoli fiton në “Maradona” në Sernë A pas 80 ditësh

Napoli mundi 2-1 Cagliarin në ndeshjen e javës së 16-të të Serisë A dhe iu rikthye suksesit në kampionat në Maradona pas 80 ditësh. Suksesi i fundit para tifozëve të tyre daton në 27 shtator kundër Udineses. Tri pikët u siguruan nga Osimhen dhe Kvaratskhelia. Nigeriani hapi sfidën me një gjuajtje me kokë në minutën e 69-të, më pas i dha asist gjeorgjianit për të shënuar 2-1. Në minute e 71-të, një barazim momental nga Pavoletti. Në pjesën e parë Rrahmani goditi shtyllën me kokë (29′).

Kështu Napoli iu rikthye fitores në shtëpi në kampionat, duke ndërprerë një seri prej katër ndeshjesh pa sukses në Serie A në shtëpi, më e gjata për klubin napolitan që nga periudha midis nëntorit 2019 dhe janarit 2020, atëherë me gjashtë ndeshje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button