Politika

Socialistët rrëzuan kërkesën e PD për shkarkimin e Lindita Nikollës

Opozita ngulmoi edhe sot për të mos lënë asnjë diskutim tjetër në Kuvend përveç çështjen McGonigal. Për të ndalur punën normale të kuvendit, deputetët mbështetës të rithemelimit vepruan në këtë mënyrë:

Shumica socialiste votoi pro mbajtjes të një debati me mocion me kryeministrin Edi Rama më 2 Mars dhe hodhi poshtë kërkesën për shkarkimin e kryetares së kuvendit Lindita Nikolla.

Teksa foltorja mbeti për 6 orë e bllokuar, socialisti Erion Brace komentoi veprimet e Edmond Spahos.

Ndryshe nga seancat e shkuara socialistët nuk zgjodhën rrugën e shkurtër të votimit të projektligjeve dhe mbylljen e seancës, por vijuan me diskutimet e rendit të ditës.

Megjithatë deputetët demokratë ngulmuan se parlamenti duhet të merret vetëm me llogaridhënien e Edi Ramës për çështjen McGonigal.

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në seancë, pak përpara votimit të projektligjeve,  nuk e zhbëri zellin e opozitës në bllokimin e foltores.

Ermonela Felaj nënkryetare e parlamentit drejtuese e seancës plenare pas disa paralajmërimesh përjshtoi nga punimet e kuvendit deputetët  Edmon Spaho, Elda Hoti dhe Sorina Koti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button