☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Opinion

Lufta në Ukrainë po ndryshon të gjitha ekuilibrat evropianë

Nga Pierre Haski

Pyetje: E dini se cili shtet evropian do të ketë ushtrinë më të fuqishme gjatë viteve tëardhshme? Në kushte normale, përgjigja do të ishte Franca, e vetmja fuqi bërthamore që nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, aftësitë ushtarake të së cilës janë testuar në operacione të ndryshme jashtë vendit.

Por gjërat po ndryshojnë. Nëse lëmë mënjanë armët bërthamore, ushtria kryesore e Bashkimit Evropian do të jetë shumë shpejt ajo e Polonisë. Kjo është një nga pasojat e drejtpërdrejta të pushtimit rus të Ukrainës. Polonia, një vend afër zonës së konfliktit, po investon shumë në fushën e mbrojtjes.

Vitin e kaluar Varshava nënshkroi një kontratë gjigante për blerjen e armëve nga Koreja e Jugut:tanke (do të ketë herë më shumë se Franca), artileri dhe avionë, për një shumë totaleprej 15 miliardë eurosh. Muajin e kaluar, qeveria polake arriti me Francën një marrëveshjetjetër për blerjen e dy satelitëve vëzhgues, për shumën 500 milionë eurove.

Vendi i ish-traktatit të Varshavës, tani anëtar i NATO-s, dëshiron që të ketë një peshë më të madhe në çështjet evropiane, dhe këtë e dëshmon ky investim madhor në sektorin e mbrojtjes. Por kjo nuk është pasoja e vetme e luftës në Ukrainë.

Të gjitha ekuilibrat e brendshëm të BE-së po ndryshojnë me themel, edhe pse është ende herët të nxjerrim përfundime, duke pasur parasysh se konflikti Rusi-Ukrainë po zgjat.

Pasojat e luftës janë veçanërisht delikate në Gjermani, një vend i tronditur që në fillim të konfliktit nga nevoja për ta vënë sërish në dyshim vetveten.

Në qendër të debatit janë varësia nga gazi rus, ngurrimi për t’i dërguar Ukrainëarmët e saj,pikërisht në kohën kur ajo ka më shumë nevojë, dhe pasiguria aktuale mbi çështjen e furnizimit të Kievit me tanke të kalibrit të rëndë.

Ky tërmet gjeopolitik po shkakton një tension të dukshënë lidhje me rolin e Gjermanisë. Berlini nuk po i rishikon angazhimet tij evropiane. Por në këtë pikë janë thyer kaq shumë tabu, saqë koalicioni i kryesuar nga kancelari Olaf Sholc duket se ka humbur orientimin e tij pavarësisht shpalljes së një Zeitenwende, një pikë kthese historike.

Të dielën në Paris u kremtua 60-vjetori i pajtimit franko-gjerman, në kuadër të të cilit u mbajt një mbledhje e përbashkët e 2 qeverive. Një takim që më herët ishte shtyrë për shkak të mungesës së konsensusit mbi shumë çështje.

Por jo vetëm Gjermania. Edhe Franca është në telashe. Secila në mënyrën e vet, si Franca ashtu edhe Gjermania panë shembjen e sigurive të tyre më 24 shkurt 2022, ditën e pushtimit rus të Ukrainës. Udhëheqja tradicionale e Evropës dështoi menjëherë, sepse nuk ishte gati për këtë luftë, ndërsa vendet e Frontit Lindor, shumë më të vëmendshme ndaj aktiviteteve të Moskës, e kuptuan shumë shpejt se çfarë ishte në lojë.

Pas një viti, pasojat politike të kësaj përçarjeje nuk janë kapërcyer endeTë dielën Emanuel Makron mbajti një fjalim të ri të Sorbonës, duke ripropozuar vizionin e tij evropian 5 vite pasi e prezantoi atë për herë të parë. Ndërkohë më 18 janar, ai nënshkroi një traktat miqësie me Spanjën, ndërsa Parisi dhe Berlini po përpiqen që të jenë në të njëjtën linje mbi Ukrainën dhe Evropën.

Këto manovra të mëdha politike, nxjerrin në pah përpjekjen për tiu përshtatur botës së re të karakterizuar nga lufta, dhe mbi të gjitha për ta përgatitur Evropën për zhvillimet e ardhshme. Raportet e forcave kanë ndryshuar, dhe ato të së nesërmes do të farkëtohen duke filluar nga sot. / Francë Inter” 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.