Ekonomia

Kuvendi miraton p/ligjin “Për huamarrjen shtetërore”

Kuvendi miratoi me 75 vota pro dhe 50 kundër ndryshimet në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.

ministria-e-financave1-466x350P/ligji i jep të drejtën ministrisë së Financave të marrë borxh pa miratimin e Kuvendit. Kjo kërkesë e ministrisë së Financave u bë me arsyetimin se Kuvendi i ka të gjitha mjetet edhe pa realizuar miratimin nen për nen të një instrumenti të caktuar të bëjë vlerësimin apo të vendosë kufijtë për Ministrinë e Financave apo për qeverinë, se çfarë dhe sa do të marrë borxh dhe kuptohet, edhe kriteret sesi duhet marrë borxhi. Kjo e drejtë kërkohet për shuma që janë nën nivelin e miratuar të borxhit, ndërsa për shuma që e kalojnë atë duhet aprovimi i Parlamentit. Në bazë të këtyre ndryshimeve, Ministria e Financave do të mund të “luajë” më me shpejtësi në tregje, pa pengesa proceduriale, në mënyrë që të garantojë interesa dhe kosto më të ulëta huamarrje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button