☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.77 ▼0.75%
ARI 4,436 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,593 ▼ -3.09% ETH $2,053 ▼ -4.5% XRP $1.3630 ▼ -2.85% SOL $86.1800 ▼ -5.13%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

1 mijë të papunë në 20 ditë

Pas disa muaj paralajmërimesh, eksportuesit dhe kryesisht fasonët kanë marrë vendimin që në fillim të janarit të nisin protestat përpara kryeministrisë. Ata deklarojnë se po falimentojnë, kryesisht nga zhvlerësimi i euros në tregun vendas.

Për këtë çështje u diskutua këtë të premte në A2 Business. Edvin Prençe, kryetar i Shoqatës “Proeksport Albania” u shpreh se situata është alarmante. Ai theksoi se vetëm në 20 ditët e fundit janë pushuar nga puna të paktën 1 mijë punonjës, ndërsa theksoi se bizneset po përballen me një humbje të frikshme teksa jemi në një periudhë të mbylljes së bilanceve vjetore.

“Situata është shumë kritike. Sa i takon punësimit, ka një shkurtim të vendeve dhe një mbyllje të linjave prodhuese dhe kjo nis nga Shkodra deri në Korçë. Nga ana tjetër, ka një rënie të porosive të ardhura nga klientët tonë të jashtëm. Mbi të gjitha, tani që po bëhet bilanci paraprak i fundvitit, të gjitha bizneset kanë humbje të frikshme, të cilat kalojnë të paktën 30% të xhiros së tyre. Sot që ne po flasim, ka mungesë të theksuar të likuiditetit ka mungesë të porosive dhe kjo vjen për shkak të efektit të konkurrueshmërisë, të cilën ne tashmë e kemi humbur. Nga ana tjetër, ka humbje të vendeve të punës. Vetëm në 20 ditëshin e fundit, ne jemi detyruar të largojmë mbi 1 mijë persona për shkak të mbylljes së linjave prodhuese.

Nga ana tjetër, ne shohim një mosreagim sepse realisht jemi përballë një impakti social, që nuk e di sesi do të shkojë”, tha Prençe.

Por pse ka ndodhur kjo situatë? “Euro ka dhënë goditjen kryesore, por ka ndikuar shumë humbja e konkurrueshmërisë. Bizneset e kanë pasur dhe kanë të nevojshme të diversifikojnë prodhimin e tyre, të bëjnë investime për të automatizuar sa më shumë linjat prodhuese. Në njëfarë mënyrë për të amortizuar sa më shumë rritjen e produktivitetit dhe të cilësisë. Qeveria është palë ose ortak i çdo biznesi. Dëmi ekonomik që ka ardhur për shkak të kursit të këmbimit ishte i paparashikueshëm për biznesin dhe flas për biznese që kanë kontrata të fiksuara, të paktën një vjeçare apo edhe dy vjeçare”, u shpreh Prençe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.