10 pasanikët më të urryer në botë
Ka një lidhje mes parave dhe dashurisë. Ne e dimë se paratë nuk mund ta blejnë atë, po ashtu paratë nuk mund t’i blejnë miqtë dhe megjithatë, duket se paratë mund të blejnë urrejtjen. Me shumicë. Normalisht kjo lloj urrejtje vjen nga njerëz që e kanë zili pasurinë e të tjerëve dhe do të donin edhe vetë të ishin të pasur. Por çfarë mund të themi për pjesën tjetër?
Ja cilët janë miliarderët më të urryer dhe arsyet përse ndodh kjo gjë.
- Rupert Murdoch
E fillojmë me një emër që shumica prej nesh e njohin. Murdoch është një manjat i njohur australian i medias, i cili shihet si një njeri që është shumë i përqendruar tek të bërit e pasurisë së vet e t’i tejkalojë shifrat normale. Ai akuzohet se është një person i dhënë pas konkurrimit në bisedat e përgjithshme dhe se përhap informacione të pabesueshme në media, duke krijuar kompani monopoliste që arrijnë të fitojnë më pas miliona dollarë. Me një vlerë prej 11 miliardë dollarësh, pasuria e tij e ka bërë Rupert Murdoch, një person mizor dhe të urryer.
- Gina Rinehart
Njerëzit e pasur shpesh akuzohen se i humbin lidhjet me pjesën tjetër të njerëzve. Edhe pse është një falsitet i përgjithshëm, Gina Rinehart është padyshim dikush që i ka humbur lidhjet me pjesën tjetër të njerëzve. Jo vetëm që është vazhdimisht e përqendruar në shtimin e pasurisë së saj absurde, ajo në fakt edhe beson se ka këshilla për pjesën tjetër të njerëzve. Për më tepër, një herë ajo u përpoq të bindë njerëzit se të fitosh 2 dollarë në ditë, është më se e mjaftueshme për të jetuar mirë. Çfarë e bën këtë më keq? Epo, Rinehart nuk ka pasur kurrë një punë fikse dhe në fakt, ka në llogarinë e saj 17 miliardë dollarë.
- Sheldon Adelson
E vetmja gjë më e keqe se dikush që është i pasur në mënyrë absurde përtej çdo lloj besimi, është të jesh i pasur dhe i korruptuar. Sigurisht, këtu është pjesa ku Sheldon Adelson hyn në lojë. Jashtëzakonisht i kamur, manjati i kazinove, Sheldon, ka luajtur me paratë e tij me mjete jo shumë të pastra. Ai për shembull ka korruptuar zyrtarët kinezë që t’i mbledhin para për t’i paguar atij përpjekjet për të shtuar pasurinë.
- Silvio Berlusconi
Urrejtja vazhdon me një nga kryeministrat që ka qëndruar për një kohë të gjatë në pushtet në Itali. Berlusconi u përfshi në një skandal ku doli se kishte paguar një fëmijë-prostitutë marokene për seks. Kur u përball me këto akuza, ai u përgjigj “të paktën nuk jam gej”. Përveçse një kryeministër me rekorde kriminale, ai gjithashtu akuzohet për mashtrim me taksat, ryshfet dhe financim ilegal të partive politike. Për të përkeqësuar çdo gjë, ai e shmangu burgun, duke ndryshuar ligjin për shkeljet e tij.
- Familja Walton
Sa e pasur është familja Walton? Epo të gjitha bashkë përbëjnë 0.14 për qind të pasurisë së Shteteve të Bashkuara. Por përse janë ata kaq të urryer? Këtu gjërat bëhen më të ndërlikuara. Megjithëse kompania ka sukses të madh, ata u paguajnë punonjësve të tyre paga të ulëta dhe shumë pak përfitime. Përveç të gjitha këtyre, ata njihen se kanë dorë në falimentimin e bizneseve të vogla nëpër qytete dhe zaptimin e tyre.
- Charles dhe David Koch
Këta vëllezër kanë fituar miliarda dollarë në kurriz të shumë të tjerëve. Kompanitë e tyre janë përgjegjëse për ndotje dhe kaos mjedisor. Përveç kësaj, ata kanë zakone shpenzimesh që vijnë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut. Veçanërisht fiksimet e çuditshme të Davidit, që përfshijnë ndërtimin e një mini-qyteti perëndimor për argëtim privat dhe blerjen e një fotoje prej 2 milionë dollarësh të djaloshit Billy. Mbështetja e tyre politike kanë qenë prej kohësh të debatuar.
- Peter Peterson
Nga emri mund të tingëllojë një person i mirë, por mos e lini këtë t’ju gënjejë. Ai nuk është një hero, por në fakt një person shumë i urryer. Por përse ndodh kjo? Epo në këtë rast, mund të themi se ai është një tjetër miliarder që nuk ka asnjë lidhje me pjesën tjetër tonën. Themelues i Blackstone, një korporatë shumë e korruptuar, Peterson ka bërë shumë lëvizje financiare jashtë shtetit, duke u bërë kështu një i përqeshur në vend. Në Shtetet e Bashkuara, Peterson këmbëngul se shkurtimi i programeve si siguria sociale, do të ishte rruga e duhur për të larguar varfërinë.
- Stephen Schwarzman
Me rreth 6.5 milionë dollarë pasuri, ky miliarder është një tjetër rast i burrit që nuk mund të mendojë për pjesën tjetër të botës. Ai shpenzon shuma të mëdha parash për festa ditëlindjesh. Për shembull, ditëlindja e tij e fundit kushtoi 3 milionë dollarë dhe u festua me luksin më të madh në apartamentin e tij prej 40 milionë dollarësh.
- Carl Icahn
Me një vlerë prej 20 miliardë dollarësh, Icahn ka marrë nofka të ndryshme këto vite. Nga “barbari” deri te “lakmitari” më i madh në botë, Icahn është i njohur se blen dhe shet kompani, duke fituar prej tyre miliona dollarë. Për më tepër, lakmia e tij i ka kushtuar vendin e punës shumë njerëzve.
- Donald Trump
Dhe ja ku vijmë në fund të klasifikimit tonë. Qershia mbi tortë është kandidati për presidencialet amerikane të radhës, Donald Trump. Ai është kthyer në një ikonë globale kohët e fundit me deklaratat e tij kontradiktore rreth parave, emigracionit, programeve kombëtare dhe fesë. Ai duket se nuk thotë kurrë gjënë e duhur. Kjo e përkeqëson gjendjen edhe më shumë, është fakti se është shumë i pandjeshëm ndaj gjërave.