Ekonomia

10 tronditje ekonomike që duhet të presim në 2017

Tronditjet politike të 2016-ës i kanë dhënë fund të menduarit tradicional në lidhje me ekonominë botërore dhe, në mënyrë ironike, kanë ndriçuar perspektivën.

Pritshmëria se administrata në ardhje e Donald Trump do të miratojë stimuj të konsiderueshme fiskal ka rritur optimizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rritjen ekonomike botërore. Kjo, si rrjedhim, ka nxitur indekset e bursave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të arrijnë nivele të larta, duke ndikuar kështu në rritjen e normave të interesit dhe në forcimin e dollarit amerikan.

Një dollar i forcuar është në përgjithësi një lajm i mirë për Europën dhe Japoninë, të cilat presin që të nxiten eksportet në të dy këto vende. Nga ana tjetër, kthimet më të larta nga obligacionet qeveritare amerikane janë një lajm i keq për tregjet në zhvillim tregjet në zhvillim, ku monedhat kanë marrë një goditje javët e fundit, duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme mundësinë për lehtësim të mëtejshëm monetar.

Fatmirësisht, këto vërvitje të tregjeve financiare po ndodhin në një kohë kur çmimet e mallrave po rriten, si dhe ndjeshmëria e konsumit dhe e bizneseve është përmirësuar. Analistët besojnë se balancimi i këtyre trendëve do të jetë pozitive për rritjen ekonomike globale, e cila pritet që të rritet nga 2.4% në 2016-n në 2.8% në 2017 dhe 3.1%  në 2018. Kjo do të thotë, nivelet e larta të pasigurisë politike mund të dëmtojnë rritjen ekonomë në 2017-n dhe më tej.

Më poshtë listohen 10 rreziqet e ekonomisë

  1. Ekonomia amerikane do të përshpejtohet, përpara stimujve të Donald Trump. Gjatë vitit 2017, një zvarritje më e vogël e inventarëve dhe një rikthimi në normalitet shpenzimeve kapitale në sektorin e energjisë do të nxisë rritjen në 2.3% nga 1.6% në 2016-n. Për më tepër, me reduktimin e taksave dhe me shpenzimet për infrastrukturë që priten të miratohen vitin e ardhshëm, rritja pritet të jetë 2.6% në 2018-ën. Besimi i konsumatorëve dh4e i bizneseve, i cili u kthye në normalitet menjëherë pas zgjedhjeve, do rritet më tej duke qenë se ekonomia përmirësohet. Nga ana tjetër, rritja e normave të interesit dhe forcimi i dollarit, si pasojë e parashikimit të stimujve, do të zbusë disa nga efektet pozitive të stimujve.
  1. Ekonomia europiane do të ngadalësohet, kryesisht për shkak të Brexit dhe pasigurive politike. Një dalje e diskutueshme e Britanisë nga BE-ja, pasojat nga disfata e referendumit të fundit në Itali, zgjedhjet e ardhshme në Francë, Gjermani dhe Holandë do të ndikojnë në rritjen ekonomike gjatë vitit. Në veçanti, trazirat politike në Itali mund të nxisin krizë në sektorin bankar , i cili që tani është në vështirësi. Në anën tjetër Banka Qendrore Europiane ka zgjeruar programin e saj të blerjes së bonove ( megjithëse me një ritëm më modest), një euro e zhvlerësuar do të ndihmojë në shtimin e eksporteve, të cilat bashkë me rritjen e çmimit të naftës do të rrisin normën e inflacionit. Analistët parashikojnë se këto forca do të dobësojnë rritjen ekonomike të Eurozonës e cila nga 1.7% në 2016-n parashikohet në 1.4% në 2017-n.
  2. Ekonomia e Japonisë do të pësojë një tërheqje, falë jenit të dobësuar. Në vitet e fundit, ekonomia japoneze ka qenë në vështirësi. Një monedhë më e dobësuar do ta ndihmojë që të rrisë eksportet dhe të nxjerrë ekonominë nga deflacioni. Anulimi i marrëveshjes së Partneritetit Trans-Paqësor zvogëlon shanset e reformave të rëndësishme strukturore në Japoni. Analistët parashikojnë se rritja ekonomike do të jetë rreth 1% në 2017 dhe 2018.
  3. Rritja ekonomike e Kinës do të jetë më e ulët, shkak ngadalësimi i ndërtimeve. Qeveria kineze është në procesin e heqjes së stimujve. Kjo do të dëmtojë sektorin e ndërtimin dhe të industrisë së rëndë, duke çuar në rënien e rritjes së PBB-së reale nga 6.7% në 2016 deri në 6.4% në 2017-ën. Kina gjithashtu po përballet me një burim tjetër stresi për shkak të largimit të kapitalit. Rezervat e huaja të këmbimit janë në nivelin më të ulët të pesë viteve dhe norma e kontrolluar e kursit të këmbimit është përsëri në nivelet e vitit 2008.
  4. Tregjet në zhvillim do të kenë performancë të mirë, pavarësisht presionit të kohëve të fundit në tregjeve financiare. Me ekonominë e Shteteve të Bashkuara të forcuar dhe zgjerimit global, si dhe rritjes së çmimeve të mallrave, tregjet në zhvillim do të kenë një performancë më të lartë gjatë këtij viti. Gjithsesi, largimi i kapitalit dhe monedha e zhvlerësuara po krijojnë shqetësim në disa prej bankat qendrore. Gjithashtu monedha e dobësuara nuk janë të mirëpritura për dy arsye. Së pari, për të parandaluar largimin e kapitalit, bankat qendrore duhet të ndërmarrin politika më shtrënguese se sa do të parapëlqenin. Së dyti, borxhi në dollar në vendet në zhvillim është rritur shumë vitet e fundit, duke kapur vlerën 3.5 trilionë dollarë. Nëse vlera e dollarit rritet, kështu ndodh dhe më kostot e tij. Lajmi i mirë është së deficiti në shumë prej vendet në zhvillim është përmirësuar në dy vitet e fundit.
  5. Çmimet e mallrave do të vazhdojnë me trendin e tyre rritës. Një rritje e përshpejtuar e kërkesës dhe frenimi i ofertës do të thotë që çmimet e mallrave do të rriten gjatë vitit të ardhshëm, edhe marrëveshja e kartelit të naftës OPEC për të reduktuar prodhimin. Midis muajve janar dhe shtator të 2016-ës, çmimet e mallrave u rritën me më shumë se 40%. Megjithatë, mbase çmimet e lartë do të nxisin prodhimin amerikan, gjë që do të ndikojë për keq çdo rritje të mundshme të çmimit.
  6. Norma e inflacionit do të rritet në shumë vende të botës. Pas shumë vitesh përballje me kërcënim e deflacionit, ekonomia botërore është gati në prag të rritjes së inflacionit. Me ekonominë amerikane thuajse në punëzënie të plotë, do të përkthehet me inflacion të shpejtë të çmimeve, projektuar që do të kapërcejë normën prej 2% gjatë tre viteve të ardhshme. Një trend i ngjashëm është dhe në pjesët e tjera të botës.
  7. Normat e interesit në Amerikë do të vazhdojnë të rriten, gjithashtu do të nxiten normat e interesit në disa prej vendet në zhvillim. Me pritmërinë e rritjes së ekonomisë së Shteteve të Bashkuara dhe të inflacionit, Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit, së paku me tre herë, gjatë 2017-ës. Kjo tashmë ka detyruar disa prej bankave qendrore të vendeve në zhvillim që të rrisin normat e interesit dhe disa të tjera që të ndalojnë çdo ulje të mëtejshme të normave të interesit. Të dyja, Banka e Anglisë dhe Banka Qendrore Europiane kanë paralajmëruar se normat më të larta të interesit në Shtetet e Bashkuara dhe pasiguria politike në të dy krahët e Atlantikut mund të thellojnë dobësitë
  8. Dollari amerikan do të vlerësohet akoma më shumë. Një dollar tashmë i forcuar u shtrenjtua akoma më shumë pas fitores se Donal Trump. Deri nga fundi i nëntorit dollari ka kapur nivelet më të larta në tetë muajt e fundit përkundrejt jenit dhe nivelin më të lartë të 20 muajve të fundit kundrejt euros. Ndikim kanë pasur padyshim zgjedhjet në SHBA, por gjithashtu dhe referendumi në Itali. Në Azi normat e këmbimit ranë nga 2% në Kinë në 7% në Japoni. Nën dritën e rritjes së fortë ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe normave më të larta të interesit, analistët presin që monedha e gjelbër të rritet nga 2 deri në 3 për qind kundër monedha të tjera të forta gjatë 2017-ës. Në fundit e këtij viti euro pritet që të arrijë barazinë me dollarin.
  9. Niveli i pasigurisë është rritur, megjithatë risku i recesionit do të mbetet i ulët. Rreziku për recesion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  apo të një recesioni global gjatë 2017-ës për llogariten sipas analistëve në rreth 25%. Faktorët e zakonshëm që pengojnë rimëkëmbjen ekonomike janë në gjendje të fjetur. Së pari, Rezerva Federale pret që të rriten normat e interesit gjatë vitit, kushtet monetare globale mbeten ekstremisht lehtësuese. Megjithatë, shanset që bankat qendrore të pengojnë rimëkëmbjen janë shumë të pakta. Së dyti, pavarësisht marrëveshjes së fundit të OPEC-ut për të reduktuar prodhimin , tregjet globale të naftës janë të mirë furnizuara.  Kjo do të thotë që rreziku i një shoku në tregjet e naftës është i ulët.  Në fjalë të tjera, mundësitë e përsëritjes së një krize tjetër të ngjashme me atë të viteve 2008-2009  janë shumë të pakta.  Shtimi i lëvizjeve anti globaliste në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë mund të rezultojë me politika të cilat mund të dëmtojnë rritjen e ekonomike. Veçanërisht, një luftë tregtare mund të çojë ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të pjesës tjetër të botë në recesion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button