☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.63 ▲1.23%
ARI 4,622 ▼5.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,701 ▼ -3.82% ETH $2,157 ▼ -3.92% XRP $1.4495 ▼ -1.11% SOL $89.0100 ▼ -1.82%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,622 ▼5.59 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,622 ▼5.59 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

103 vjetori i Pavarësisë, John Kerry mesazh për popullin shqiptar

Me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry ka dërguar një mesazh urimi për popullin shqiptar.

“Në emër të Presidentit Obama dhe të popullit Amerikan, i uroj popullit Shqiptar 28 nëntorin, 103-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Që kur Presidenti Wilson mbështeti pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1919 në Konferencën e Paqes në Paris, dy vendet tona kanë bashkëpunuar me sukses për të krijuar një miqësi të qëndrueshme të bazuar në vlerat e përbashkëta dhe në respektin reciprok. Si një anëtar i NATO-s dhe një frymëzues për vendet e Ballkanit që aspirojnë anëtarësimin në këtë organizatë, Shqipëria luan një rol jetik në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë në mënyrë të veçantë kontributin e Shqipërisë në sigurinë globale, që nga Afganistani, Iraku dhe Ukrahina deri tek lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe Koalicionin Global në Luftën ndaj ISIS-it.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të mbështetur Shqipërinë ndërsa ndërmerr reformat e nevojshme për të realizuar aspiratën e saj Euro-Atlantike. Une e vleresoj përpjekjen tuaj për të qënë pjesë e Bashkimit Europian dhe uroj progresin e vazhdueshëm në rrugën drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik.

Shtetet e Bashkuara ju urojnë ta kaloni sa më gëzueshëm në festimet e rastit. Ne dëshirojmë që të vazhdojmë edhe në të ardhmen partneritetin tonë të ngushtë për zhvillim, përparim dhe paqe.”, shkruan Kerry në mesazhin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.