Tremujori i parë, më shumë të huaj vizituan Shqipërinë
Në tre muajt e parë të këtij viti numri i shtetasve të huaj të cilët kanë vizutuar Shqipërinë u rrit me rreth 7.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave, INSTAT, publikoi të dhënat e lëvizjeve brenda dhe jashtë territorit të vendit.
Sipas të dhënave numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj në muajin mars 2017 ishte 584,780 ose rreth 5.3 % më i lartë. Ritmi i rritjes ka qenë më i lartë sa i përket shtetasve të huaj, 243.462 krahasuar me mars 2016, ky numër është rritur me 11.2 %.
Ndërsa si tremujor, kjo shifër është rritur 7.1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Sipas INSTAT, shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit Mars 2017 janë 633.894 duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muaji Mars 2017 është 377.793. Krahasuar me muajin Mars 2016 ky
numër është rritur 5,8 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në tremujorin e parë 2017 është rritur 1,7 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.
Qëllimi kryesor i udhëtimeve mbetet aspekti personal, duke u ndjekur nga ai për pushime.Sipas INSTAT numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin Mars 2017,
rezulton 66.589, ndërsa në Mars 2016 ky numër ishte 25.273.
Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale në Mars 2017 është 237.995 dhe përbëjnë 97,8 % të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Krahasuar me Mars 2016 , numri i
shtetasve të huaj për qëllime personale është rritur 11,2 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 2,2 % të hyrjeve të shtetasve të
huaj, duke shënuar një rritje prej 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT duket se ka pasur rritje të turistëve për trajtime shëndetësore.
Hyrjet e shtetasve të huaj, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 80,7 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 15,0 % dhe 4,3 %.
INSTAT thotë se numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në muajin Mars rezulton nga Kosova me
33,4 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 16,5 %, Greqia me 13,7 %, Mali i Zi
me 13,1 %, etj.