Keshilla

15 arsye pse të hani fikun

Po ju paraqesim 15 arsye pse duhet ta konsumoni atë:

1. Parandalojnë kacerin

Shkencëtarët japonezë kanë dëshmuar se ekstrakti i fiqve, përbërësi i tyre benzaldehid, i kontribuon zvogëlimit të kacerit tek njerëzit. Fiqtë kanë treguar rezultate të shkëlqyera tek zvogëlimi i rrezikut të kancerit të prostatës.

2. Reduktojnë kolesterolin

Për shkak të ngushtimit të arterieve mund të pasojë goditja në zemër ose në tru. Përpos kolesterolit, në dëmtimin e zemrës ndikojnë edhe nivelit të rritur të triglicerideve. Është dëshmuar veprimi i dobishëm i fiqve në nivelin e kolesterolit në gjak.

3. Parandalojnë shtypjen e lartë të gjakut

Omega 3 dhe Omega 6, që fiqtë kanë me bollëk, janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e organeve kardiovaskulare. Fiqtë janë burim i mirë i kalciumit dhe mineraleve që rregullojnë shtypjen e gjakut.

4. Ndihmojnë në shërimin e diabetit

Për shkak të sasisë së sheqerit që kanë fiqtë, diabetikët duhet të kenë kujdes me konsumimin e tyre. Por, nëse konsumohen me masë, mund të vijnë deri te zvogëlimi i nevojës për insulinë tek diabetikët.

5. Përmirësojnë kujtesën

Konsumimi i rregullt i fiqve parandalon aneminë dhe përmirëson kujtesën. Vetëm katër fiq të thatë sigurojnë madje ¼ të sasisë së rekomanduar të hekurit, që i duhet organizmit tonë.

6. Janë laksativ dhe ilaç për problemet me lukth

Komploti nga fiqtë vepron si laksativ. Fiqtë njihen edhe si ilaç kundër ulcerës dhe gastritit. Ulin fryrjen e lukthit, e shpejtojnë punën e zorrëve dhe largojnë ngërçet në bark. I shkatërrojnë parazitët në zorrë.

7. Ndihmojnë kundër hemorroideve

Konsumimi ditor i fiqve është tek shërimi i hemorroideve efikas sa edhe vetë ilaçet.

8. Të shëndetshëm për lëkurë

Kur qitet direkt në lëkurë, fiku i pjekur mund të shërojë ndezjen, si: abscesin dhe ulcerat.

9. Shërojnë aknet

Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, pureja nga fiqtë vepron si preparat i shkëlqyer për pastrimin e lëkurës dhe shëron aknet.

10. I zëvendësojnë produktet e qumështit

Nëse s’i toleroni produktet e qumështit, fiqtë ju ndihmojnë. Janë të pasur me kalcium ndaj janë alternativë e shkëlqyer për ata që s’mund të pinë qumësht ose jogurt.

11. I vrasin viruset

Fiku taze qetëson ndezjen e rrugëve bronkiale. Përmban shumë ujë dhe sheqerna natyrore, ndaj ndihmon tek nderimi i dhe detoksikimi. Nga fiqtë e bluar trashë përgatitet edhe kafe, që u rekomandohet të sëmurëve nga mushkëritë, shkruan Kosova Sot.

12. Ndihmojnë në dobësim

Të pasura me fibra dietale, përdoren në dieta tek personat me mbipeshë. Kanë nivel të ulët të yndyrave dhe sigurojnë fibra më shumë se çdo pemë ose perime tjetër.

13. Ruajnë eshtrat

Janë të pasura me kalcium, minerale që kanë shumë funksione, e ndër to edhe dendësia e eshtrave. Janë shumë të mirë për fëmijët në zhvillim, shtatzënat dhe gratë në menopauzë, që janë të prira për osteoporozë. Hani taze, por edhe të tharë që përmbajnë pesëfish më shumë kalcium.

14. Largojnë pagjumësinë

Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale ndikon mirë te sistemi nervor.

15. Shtojnë dëshirën seksuale

Pasi janë aleat i shkëlqyer kundër stresit, që është ndër shkaktarët kryesorë për humbjen e dëshirës seksuale, konsumimi i rregullt i fiqve ndihmon në shpëtimin e jetës seksuale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button