Ekonomia

16 kroçera me 5692 turistë në 2014, këtë vit më shumë anije turistike

16 kroçera me 5692 turistë të huaj gjithsej kanë vizituar portin e Durrësit gjatë vitit 2014, ndërsa pritet që gjatë këtij viti numri i udhëtarëve me aniejt e mëdha turistike të jetë më i lartë.

Mberrin-kroçera-“Seven-Seas-Mariner”-në-Durrës-Foto-Gezim-KabashiNga të dhënat e deritanishme, vetëm një nga agjencitë e specializuara ka programuar në periudhën maj-tetor të vitit 2015 mbërritjen e 8 kroçerave me gjatësi rreth 180 metra dhe me një numër të përgjithshëm prej mbi 8 mijë turistë.

Durres-tragete Foto Gezim KabashiNga statistikat e APD mësohet se anijet e mëdha turistike kanë ardhur në Durrës kryesisht gjatë stinës së nxehtë, nga qershori deri në shtator, por nuk kanë munguar lundrimet edhe në ditët e para të janarit. Turistët që shfrytëzojnë kroçerat për të vizituar vendin tonë vijnë nga të gjitha kontinentet, por pjesa më e madhe e tyre janë nga SHBA dhe Britania. Prej disa vitesh Durrësi bën pjesë në turet më të rëndësishme mesdhetare dhe kroçerat tashmë ndalojnë në portet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Kroacisë e Malit të Zi.

Turistët janë mjaft të interesuar për të vizituar monumentet historike dhe arkeologjike të vendit tonë dhe në kushtet e kohës së kufizuar të qëndrimit të anijes në port agjencitë turistike programojnë ture në qytetet pranë, kryesisht në Durrës, Krujë, Tiranë, e më rrallë edhe në Berat.

Nga sektori i statistikave mësohet gjithashtu se vitin e kaluar në portin e Durrësit janë bregëzuar edhe 234 jahte turistike dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të tyre kanë vizituar qytetin antic dhe rrethinat e tij.

Numrin më të madh të turistëve në Durrës gjatë vitit 2014 e ka sjellë kroçera Ocean Majesty, e cila ndaloi në portin më të madh të vendit me 796 turistë në bord.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button