☁️
Tiranë 6°C · Vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.52 ▼0.22%
ARI 5,118 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,255 ▲ +2.53% ETH $2,112 ▲ +4.17% XRP $1.4077 ▲ +2.5% SOL $89.2200 ▲ +4.8%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.52 ▼0.22 % ARI 5,118 ▼0.16 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.52 ▼0.22 % ARI 5,118 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

2.1 milionë euro nga Italia për përmirësimin e tre akseve rrugore

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës planifikon të ndërhyjë në tre akse rrugore, që do të minimizojnë ndjeshëm trafikun dhe do të rrisin qarkullimin.

Në Kuvend është depozituar projektiligji për ratifikimin e marrëveshjes mes MTI-së dhe qeverisë italiane për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe projektimit të këtyre tre akseve rrugore

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje i çel rrugën arritjes së një marrëveshjeje financiare mes palëve, për dhënien e një kredie ndihme prej 2.1 milionë euro nga qeveria Italiane nëpërmjet Institucionit Financiar Italian Administrator të Fondit Qarkullues.

Objektivi specifik i programit është t’i japë MTI-së instrumente projektuese menjëherë të tenderueshme për fuqizimin e qarkullimit përgjatë drejtimeve veri-­jug dhe lindje­-perëndim, konkretisht zgjerimin e rrugës nga Miloti në Shkodër, krijimin e lidhjes direkte Vaqarr­-Kavajë, si dhe realizimin e by-­pass­it të Elbasanit.

Marrja nga ana e qeverisë shqiptare të projekteve në shkallë të tenderueshme, do të krijojë mundësinë për një ulje të ndjeshme të afateve për realizimin e tre veprave infrastrukturore të rëndësishme të sipërpërmendura që, pasi të jenë realizuar, do të japin mundësinë për uljen e kostove operative të transportit rrugor, kohës së përshkimit të tyre, përqindjes së lartë të aksidenteve, si dhe rritjes së qëndrueshmërisë së infrastrukturave rrugore shqiptare.

Po ashtu, nëpërmjet krijimit të infrastrukturave të reja rrugore dhe fuqizimit të atyre ekzistuese, bëhet e mundur favorizimi i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë përmes rritjes së fluksit të mallrave e shkëmbimeve me vendet europiane.

Dublimi i aksit rrugor nga Miloti në Shkodër është bërë mëse i nevojshëm si rezultat i trafikut të rënduar kohët e fundit, sidomos gjatë stinës së verës kur turistë të shumtë frekuentojnë plazhet e Shëngjinit, Velipojës, Ulqinit, etj. Dublimi i këtij seksioni do t`i japë zgjidhje të gjitha hyrjeve dhe daljeve pa leje, duke përmirësuar shumë sigurinë rrugore.

Realizimi i lidhjes direkte Vaqarr-Kavajë, në vijim “by-passit të Tiranës” (Tiranë-Vaqarr-Arbanë-Lundër), do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme distancën e përshkruar nga përdoruesit e automjeteve, si për ata që vijnë nga veriu i Shqipërisë edhe për ata që vijnë nga Tirana në drejtim të pjesës jugore të vendit. Rrjedhimisht, do të ulet ndjeshëm trafiku në zonën e plazhit në Durrës dhe të Kavajës, duke ulur njëkohësisht edhe impaktin mjedisor në këto zona.

Ndërtimi i by-passit të Elbasanit do të largonte nga qyteti trafikun e mjeteve të tonazhit të rëndë, (që vijnë nga pikat doganore të Qafë Thanës dhe të Kapshticës) duke i dhënë frymëmarrje këtij qyteti. Ndërtimi i këtij by-passit do
të ulë ndjeshëm kohën e lëvizjes së mjeteve transit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.