☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,118 ▲ +0.3% ETH $2,287 ▲ +1.98% XRP $1.3561 ▲ +0.02% SOL $85.0000 ▲ +0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Keshilla

2 filxhanë kafeje në ditë shmangin rreziqet kardiake dhe diabetin e tipit 2

Dy filxhanë kafeje në ditë mund të na mbajnë larg doktorëve, bën të ditur një panel shkencëtarësh i ngritur nga qeveria amerikane, me detyrën për të propozuar ndryshime në udhëzimet dietike amerikane. Vetëm… kujdes me sheqerin!

1424442465kafja-diete-zyrtare3 ose 5 filxhanë kafeje të përditshme nuk lidhen aspak me rreziqe shëndetësore afatgjata, shtoi më tej paneli në raportin e publikuar gjatë së enjtes, përkundrazi, kanë lidhje me reduktimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe të diabetit të tipit 2. Paneli ka ndihmuar qeverinë amerikane të formulojë sugjerimet dietike, udhëzime të cilat prekin miliona amerikanë në dietë.

“Kafeja është një gjë e mirë”, thotë Tom Brenna, anëtar i komitetit qeveritar, por edhe nutricien në Universitetin Cornell, përmes një interviste telefonike. “Nuk dua të arrij deri aty sa të them se kafja kuron kancerin, askush nuk e mendon këtë gjë”, shtoi ai. “Por, nuk ka asnjë provë për ndikimin në rritjen e rreziqeve shëndetësore”.

Komiteti këshillues për Udhëzimet Dietike, një panel i paanshëm akademikësh dhe shkencëtarësh, jep sugjerime ndaj agjencive amerikane, përfshi Administratën Ushqimore dhe të Drogave, por edhe Departamentin e Agrikulturës. Udhëzimet qeveritare të dala prej tij influencojnë programet federale të ushqimit dhe çështje lokale si drekat nëpër shkolla. Udhëzime të së kaluarës nuk i kishin adresuar efektet shëndetësore të kafeinës.

Së bashku me rekomandimet për kafen, paneli tha se qeveria duhet të konsiderojë edhe taksat ndaj pijeve me sheqer dhe mezeve, dhe se sheqeri i shtuar në ushqimet e përpunuara nuk duhet të përbëjë më shumë se 10 përqind të të gjitha kalorive, duke e ulur nga niveli mesatar prej 13% që konsumohet tashmë prej të rriturve në SHBA.

Paneli lëshoi gjithashtu një paralajmërim për kolesterolin, duke u rekomanduar amerikanëve të konsumojnë më pak sodë, yndyrna të ngopura dhe mish të kuq. Kërkimet e organit këshillues, që për herë të fundit ishte mbledhur në vitin 2010, kanë qenë kritike veçanërisht ndaj vendimeve për kafen, tha Brenna. “Ka pasur një mal me punë vetëm për studimin e kafes”.

Shtetet e Bashkuara janë vendi konsumator më i madh në botë i kafesë, sipas “USDA”. Vitin e kaluar, amerikanët të cilët pijnë kafe konsumojnë rreth 1,7 filxhanë në ditë mesatarisht, krahasuar me 1,4 të një dekade më parë, sipas shifrave të përllogaritura nga “Cedarhurst”, një grup studiuesish me seli në Nju Jork.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.