2016- Zhvillimi rural dhe subvencionet 3.5 miliardë lekë
Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave do të ketë në qëndër të vëmendjes edhe për vitin që vjen 2016, zhvillimin e zonave rurale dhe mbështjen e fermerëve për rritjen e prodhimit bujqësor përmes subvencioneve.
Buxheti i vitit 2016 për sektorin e bujqësisë është rritur me 24%, duke shënuar vlerën 10.5 mld lekë nga 8.5 mld lekë që ishte këtë vit. Prej këtij fondi 3.5 mld lekë do të adresohen për sektorin e zhvillimit rural dhe subvencioneve.
Ekspertë të bujqësisë shprehen se, objektiv i këtij dikasteri do të jetë zhvillimi i vlerave zinxhirë në sektorin e bujqësisë ku bëjnë pjesë prodhimi, grumbullimi dhe tregtimi. Ndësa në prioritet të mbështetjes me subvencione do të ketë rritja e sipërfaqeve me sera.
“Subvencionimi i fermerëve gjatë vitit 2016 do të mbështesë kryesisht prodhuesit e serave”, shprehen ekspertët, ndërsa evidentojnë se, vetëm gjatë vitit 2015, u ndërtuan në të gjithë vendin 500 ha sera ndërsa eksportet e perimeve të freskëta u rritën me 45% krahasurmenjë vit më parë.
Ndërsa politikat e ndihmës së drejtpërdrejt për fermerin, që do ta balancojë mbështetjen e targetuar, në formën e investimeve në pikat e grumbullimit, për rritur shkallën e përfituesve