☁️
Tiranë 11°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,234 ▼ -2.99% ETH $2,205 ▼ -4.14% XRP $1.3340 ▼ -2.09% SOL $82.5300 ▼ -3.27%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

22 të arrestuar pas shpërthimit në Stamboll/ Qeveria: Sulm terrorist i PKK

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u  plagosen pas një shpërthimi në qendër të Stambollit, në zonën e Sheshit Taksim.
Ngjarja shokuese u cilësua menjëherë si sulm terrorist nga autoritet që kanë arrestuar 22 të dyshuar për ngjarjen, mes tyre edhe një grua që mendohet se hodhi bombën.  Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si ata që fshihen pas sulmit.  Sulmi ndodhi në një zonë që frekuentohet shumë jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e huaj, të cilët janë shprehur të shokuar për ngjarjen.

“Ishim vetëm tridhjetë metra larg dhe vetëm kur dëgjuam një shpërthim të madh. pashë njerëz që vraponin të alarmuar, kështu që kuptova që diçka ndodhi”, tha  Sam Brein.

“Ishte e frikshme , sepse ndonjëherë, kur ndodh diçka e tillë,ekziston frika që të përsëritet.. “, tregoi Mads Reiflin Johannessen, turist danez.

Ndërsa banorët vendas nuk e shohin ngjarjen si rastësi.

“Duam apo s’duam kjo do të ketë pasoja. 5vjet më parë kishim të njëjtën gjë, pra nuk është gjë tjetër veç terror. Ne e dimë mirë këtë, po e përjetojmë në të gjithë vendin, është një situatë e keqe”, tha një prej tyre.

Presidenti turk  Rexhep Tajip Erdogan reagoi me shpejtësi pas ngjarjes dhe tha se autorët do të ndëshkohen, duke shtuar se “era e terrorit” ishte në ajër.

“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu si dje dhe si do të dështojnë nesër”, tha ai  përpara se të nisej për në Indonezi për samit e Grupit të G 20.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.