Politika

29 Nëntor, përkujtohet 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Shqipëria përkujton sot më 29 Nëntor, 78-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte  e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Disa prej politikanëve shqiptarë kanë uruar Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, ndërsa kanë nderuar dëshmorët e atdheut pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve.

Me rastin e Ditës së Çlirimit,  Presidenti Bajram Begaj nderoi kujtimin e dëshmorëve të Atdheut duke vendosur një kurorë pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve. Begaj nderoi të gjithë heronjtë e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe shprehu mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti 29 Nëntorin, fillimisht me një mesazh në rrjete sociale, ku theksoi se vlerat e antifashizmit dhe të lirisë janë të pacenueshme dhe se themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë.

“Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rreshtimi i me Kolacionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar. Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre! Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacenueshme,  janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë.  Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, shkruan Nikolla.

Kurse kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët me një postim në rrjete sociale: GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT.

Të pranishëm gjatë homazheve ishin presidenti Begaj kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla,  kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button