Ekonomia

3-mujori, BSH injektoi në treg 28.21 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun e parasë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2014, duke injektuar likuiditet mesatarisht në vlerën e 28.21 miliardë lekëve.

tregu-paraseNe njoftim per shtyp te publikuar te marten nga  BSH-ja, behet e ditur se, likuiditeti mesatar i injektuar rezulton rreth 76% më i lartë se 1 vit më parë, kur kjo vlerë ishte rreth 16.05 mld lekë. Për injektimin e likuiditetit të përkohshëm në tremujorin e fundit të vitit, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor, mesatarisht 23.68 miliardë lekë në javë.

Ndërkohë, në dy javët e para të muajit dhjetor është përdorur edhe marrëveshja e anasjelltë e riblerjes me maturim tremujor, mesatarisht për 1.85 miliardë lekë për ankand. Operacionet injektuese njëditore janë përdorur në tre raste, në datë 17 tetor, me qëllim korrigjimin e sasisë së likuiditetit në sistem për efekt të devijimit në kah negativ të faktorëve si dhe në datat 22-23 dhjetor, që përkojnë me fundin e periudhës së mbajtjes së rezervës së detyruar, pas mosplotësimit të ankandit injektues njëjavor të radhës.

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2014 përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektim të përkohshëm të likuiditetit dhe operacione të përhershme me qëllim strukturimin e portofolit të BSH-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button