Bota

35 vite burg Eskobarit të ditëve tona

Një gjykatë në Nju Jork dënoi me 35-vite burg njeriun e njohur si trafikanti më i madh i kokainës në ditët e sotme.

I konsideruar si Pablo Escobari i kohëve moderne, Daniel Barrera u arrestua në vitin 2012 në Venezuelë për llogari të autoriteteve kolumbiane, të cilat më pas vendosën ta ekstradojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

Ai qëndronte pas një skeme rafiku miliarda dollarësh kokaine që përfshinte rrjete dhe grupe kriminale nga e gjithë bota.

Nofkën “e profesionit” e ka El Loco (I çmenduri) dhe jo më kot. I lindur në Kolumbi ai u bë shpejt pjesë e një grupi trafiku ndërkombëtar kokaine dhe më pas u bë drejtues i një perandorie të vërtetë trafiku.

Në dosjen voluminoze të autoriteteve amerikane thuhet se metodat e dhunshme, vrasjet dhe torturat e rivalëve “në biznes” i siguruan El Locos zgjerimin e tregut dhe kontrollin e një pjese të madhe të trafikut drejt Shteteve të Bashkuara.

Para se të jepej vendimi, 48-vjeçari u shfaq i penduar dhe kërkoi nga gjykata që të mos e dënonte me burgim të përjetshëm.

“Kërkoj që një ditë të dal dhe të takoj nipërit dhe mbesat e mi. Dua t’i kërkoj falje familjes time për gjithë shqetësimet që u kam shkaktuar”, është shprehur ai.

El Loco u ka shpëtuar disa herë autoriteteve kolumbiane falë djegies së gishtërinjve për të humbur gjurmët dhe ndërhyrjeve plastike në fytyrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button