Kronika

4 ekspertë italianë mbështetje FA për ndërtimin e urave Bailey

4 ekspertë italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të asistuar Forcat e Armatosura në ndërtimin e urave Bailey.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi sot se janë 3 ekspertë ushtarakë të Forcave të Armatosura italiane dhe një ekspert xhenio i ekipit të emergjencave italiane.

Ekspertët do të qëndrojnë një javë në Shqiperi dhe do të vizitojnë zonat ku janë dëmtuar urat gjatë situatës së ditëve të fundit.

Ndërsa Forcat e Armatosura shqiptare dhe Bashkia Fier ndërtuan në një kohë rekord urën Bailey në Darzezë, pas prishjes së saj si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë zonën e Fierit.

Rindërtimi i kësaj ure risolli normalitetin për 2 mijë banorët e zonës.

Këshilltari për Sigurinë i Kryeministrit, Sandër Lleshi në raportimin e tij të hënën mbi situatën e vlerësimit të infrastrukturës së dëmtuar, u shpreh se, “sipas të dhënave operative bie në sy fakti që ka shumë ura të dëmtuara. Kjo lidhet me faktin që furia ka qenë shumë e madhe. Janë gati 65 ura të dëmtuara”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button