🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,138 ▲ +0.21% ETH $2,052 ▼ -0.59% XRP $1.3117 ▼ -0.62% SOL $80.2200 ▲ +0.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

4 vjet nga vrasja e gjyqtarit, kolegët: Vrasja e Konomit mbjell ende terror mes nesh

Në katër vjetorin e vrasjes makabre të gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, Unioni i Gjyqtarëve u bën apel autoriteteve që të hetojnë për të zbuluar dhe vënë para drejtësisë autorët. Gjatë një interviste për Top Channel, kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha e konsideron të pajustifikueshëm faktin që megjithë kohën që ka kaluar, nuk ka ende një version hetimor për krimin e tmerrshëm që i mori jetën gjyqtarit.

“Mendojmë që një kohë kaq e gjatë pa ndonjë informacion të qënësishëm nuk është e justifikueshme, por unë mendoj që në radhët e organeve ligjzbatuese, shumica janë njerëz të përkushtuar të cilët do të mundohen të gjejnë dhe të vënë para drejtësisë autorët, sepse Skerdi ka qënë një prej tyre. Kjo dhimbje bëhet dhe më e madhe sot nga mosgjetja e vënia para drejtësisë autorëve të këtij krimi monstruoz e me pasoja tejet të rënda, për gjithë jetën sociale ekonomike në vend, sigurinë, mirëqënien e qytetarëve dhe funksionimin normal të shtetit dhe shoqërisë shqiptare në tërësi. Unioni i Gjyqtarëve i Shqipërisë u bën thirrje organeve kompetente shtetërore të veprojnë me vendosmëri e përkushtim, për të gjetur dhe për të vënë para drejtësisë autorët e këtij krimi të shëmtuar. Gjithashtu Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë u bën thirrje organeve shtetërore të ndalin retorikën fyese dhe armiqësore ndaj sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarëve në veçanti, dhe të marrin masa të menjëhershme në drejtm të mbrojtjes, sigurisë së jetës së familjes së gjyqtarëve, përmirësim të kushteve të punës, të cilat shpeshherë, gjyqtarët pra, në mënyrë të padrejtë janë vënë në shënjestër të sulmeve verbale, fizike nga subjekte të ndryshme të policisë shqiptare”, thotë Gerd Hoxha, Unioni i Gjyqtarëve.

Për Unionin e Gjyqtarëve kjo ngjarje përcjell ende frikë tek gjyqtarët.

“Ai u vra barbarisht në një atentat terroristo mafioz në qendër të qytetit të Vlorës. Sulmi ndaj gjyqtarit Konomi ishte sulmi më i egër pas disa sulmeve të tjera verbale dhe fizike që i është bërë ndonjëherë sistemit gjyqësor në Shqipëri. Ky sulm me mënyrën, kohën dhe vendin e ekzekutimit të tij mbolli një klimë terrori të pashembullt duke synuar jo vetëm terrorizimin dhe frikësimin e sistemit gjyqësor, po mbi të gjitha goditjen, terrorizimin dhe frikësimin e gjithë sistemit të drejtësisë, agjencive të zbatimit të ligjit dhe cënimin e sundimit të ligjit në vend”, vijon Hoxha.

Nga ana tjetër bashkëshortja e Skerdilajd Konomit, ka vendosur këtë status në Facebook në të cilin shprehet: “4 vjet dhe askush nuk na ka bindur që jeta e njeriut që kërkon të drejtën e tij vlen më shumë se 400 gramë tritol në këtë vend”.

Çështja ndodhet që prej shtatorit 2014 në Prokurorinë e Krimeve te Rënda, ndërkohë që nga kontrolli i dosjeve gjyqësore që ka shqyrtuar gjyqtari Konomi rezulton, thonë burimet, se pista e vrasjes për shkak të dosjeve që kishte shqyrtuar apo kishte në shqyrtim është rrëzuar. Aktualisht prokurorët vijojnë të jenë në kërkim të provave për një pistë tjetër siç është ajo e betejës së pronësisë disa vjeçare që gjyqtari po ndiqte për disa hektarë toke në Hamallaj të Durrësit, tokë kjo e trashëguar nga të parët e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.