🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.58 ▼0.99%
ARI 5,005 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,389 ▼ -0.38% ETH $2,329 ▼ -1.32% XRP $1.5282 ▼ -0.68% SOL $95.2500 ▼ -1.29%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.58 ▼0.99 % ARI 5,005 ▼0.06 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.58 ▼0.99 % ARI 5,005 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Bota

sauditeSipas të dhënave të një televizioni, Arabia Saudite ka marrë masa mbrojtëse. Vlerësohet se rreth 30.000 ushtarë sauditë janë dislokuar në kufi me Irakun.

Këta 30.000 ushtarë sauditë do të duhej të kontrollonin kufirin mes Arabisë Saudite dhe Irakut, në gjatësi prej rreth 800 kilometrash, njofton televizioni al-Arabija. Televizioni bën të ditur se ka filmime në të cilat shihen rreth 2500 ushtarë irakianë, që janë dislokuar në rajonin e shkretëtirës, në lindje të qytetit Qerbela. Ata janë tërhequr nga zona kufitare me Arabinë Saudite dhe Sirinë dhe e kanë lënë kufirin pa asnjë mbikqyrje. Ndërsa televizioni tjetër al-Hadath paraqet filmet në një njësi irakiake të mbrojtjes kufitare. Oficeri i tyre thotë se forcat e sigurisë janë tërhequr nga kufiri. “Ne nuk e dimë pse”, thotë oficeri në këtë kronikë.

Telefonata mes Obamës dhe mbretit Abdullah

Të mërkurën (02.06) gjatë një telefonate për gjendjen në Irak kanë biseduar edhe mbreti saudit Abdullah bin Abd al-Aziz Al Sa’ud dhe presidenti i SHBA-së Barack Obama. Në javët e kaluara në kryeqytetin irakian Bagdad janë futur edhe njësitë sunite kryengritëse ISIS. Islamistët kanë vendosur nën kontroll shumë zona në veri dhe në perëndim të Iakut, por edhe disa zona në Siri. Të dielën ekstremistët kanë krijuar edhe një kalifat, i cili ndodhet nën kontrollin e tyre.

Zyra e presidentit amerikan kumtoi se presidenti Obama dhe mbreti Abdullah janë këshilluar për domosdoshmërinë e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar. Vendi është i përçarë mes shumicës shiite, e cila ka krijuar edhe qeverinë, si dhe pakicës sunite, e cila e ndjen veten të nënshtruar. Arabia Saudite trajtohet si fuqi mbrojtëse e sunitëve dhe i mbështet ata në luftën e tyre në Siri kundër presidentit Baschar al-Assad. Udhëheqja saudite ka hedhur poshtë pohimet për mbështetjen edhe të kryengritësve në Irak. Ndërkohë mediat turke njoftojnë se terroristët e ISIS kanë liruar 32 kamionë nga Truqia, që mbaheshin të bllokuar në Irak fillim të ofensivës së tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.