Ekonomia

5-7 Shkurt- Shqipëria, kryeqendër e Turizmit Ndërkombëtar 2016

Të premten në Tiranë, (5-7 shkurt), në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, do të çelet Panairi tre ditor Ndërkombëtar i Turizmit 2016 , me pjesëmarrjen e kompanive dhe biznesve elitare që operojnë në këtë sektor, në vendin tonë e vendet e Rajonit, Ballkanit, Evropës, dhe më gjerë.

Bashkëorganizatorë të këtij aktiviteti kompania Albexpo bën të ditur për ATSH-në, se eventi i përmasave elitare, për vetë faktin e përfaqësimit të Shqipërisë dhe shteteve me bisneset përfaqësuese, synon të kthejë Tiranën në qendër të imazhit të ri turistik shqiptar, që kërkon të promovojë jo vetëm diell dhe det për pushuesit e saj, por edhe kulturë e histori duke filluar me prezantimin e qyteteve muze si Berati, Gjirokastra e Butrinti e deri në vlerat e trashëgimisë botërore për t’u ngjitur në alpet e mrekullueshme të Thethit, Vermoshit e Valbonës në Shkodër e Tropojë e për të vijuar me rrjetin kombëtar të muzeve dhe turizmit alternativ bashkëkohorë.

Aktorë të turizmit bashkëorganizatorë të Panairit Ndërkombëtar Turizëm 2016, janë kujdesur të ngrenë në një stad të ri promovimin e turizmit shqiptarë duke e konsideruar këtë aktivitet si platenë  që do të japë ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe ekonominë në përgjithësi.

Sot më shumë se kurrë, me mbështetjen e institucioneve Shqipëria po evidentohet si vendi që ka mundësi të eksplorohet ende për potencialet që mbart, për zhvillimin e turizmit malor, alpinizmit, atij kulturor, detar, mjedisor, bazuar në trashëgiminë historike e kulturore, etj.

Po ashtu, ekzistojnë edhe potenciale për zhvillimin e turizmit rural, ekologjik dhe turizmit alternativ. Ndërsa një mesazh i rëndësishëm që synon të përcjellë aktiviteti ka të bëjë me krijimin e mundësive për zhvillimin e turizmit ndërkufitar, mes vendeve si Mali i Zi, Maqedoni, Greqi etj. Aktiviteti pritet të ndiqet nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj të cilët do të shohin nga afër risitë dhe ofertat e turizmit 2016 shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button